LAJMI I FUNDIT:

Si ndodhi që fansat e Taylor Swift e ndihmuan Bellinghamin të kalojë Balden dhe të dal i pari në garën për çmimin Golden Boy

Si ndodhi që fansat e Taylor Swift e ndihmuan Bellinghamin të kalojë Balden dhe të dal i pari në garën për çmimin Golden Boy

Ylli amerikan i popit, Taylor Swift, mund të ndihmojë Jude Bellinghamin e Real Madridit të fitojë çmimin “Golden Boy 2023”, pas një fushate që filloi në rrjetet sociale.

Bellingham aktualisht është duke konkurruar me Alejandro Balden e Barcelonës për çmimin e lakmuar dhe ishte prapa në numërimin e votave deri të martën, kur fansat e Taylor Swift nisën një fushatë në rrjetet sociale ‘kundër’ Baldes.


Një postim i vjetër që citonte yllin e Barcelonës u bë viral nga fansat e Taylor Swift që njohur si ‘Swifties’, në të cilin ai thoshte: “A të pëlqen Taylor Swift? Jo, nuk më pëlqen muzika e saj”.

‘Swifties’ ishin të pakënaqur me deklaratën e Baldes dhe vendosën të votojnë në favor të Bellingham për “Golden Boy 2023”.

Efekti i fansave të Taylor Swift

Në mesnatën e së mërkurës, numërimi i votave të mesfushorit anglez thuhet se u rrit nga 30 për qind në 89 për qind, shkruan Tribuna.

Këtë çmim në të kaluarën e kanë fituar emra si Rafael va nder Vaart, Wayne Rooney, Lionel Messi, Cesc Fabregas, Sergio Agero, Paul Pogba, Kylian Mbappe, Matthijs de Ligt, Joao Felix, Erling Haaland, Pedri dhe së fundmi Gavi.

Bellingham ka një fillim ëndrrash te Real Madridi, pasi ka shënuar tashmë pesë gola në katër paraqitje në La Liga.

Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Balde, nga ana tjetër, është paraqitur në tre ndeshje të ligës, por ende nuk ka shënuar një gol apo asistim për skuadrën e Xavi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Premier League
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Kalo në kategori