Ndonëse shumica e transferimeve të futbollit shkojnë pa probleme, ka nga ato që janë të zhytura në polemika.
Kalimi i Jordan Henderson në Saudi Al-Ettifaq, klub që menaxhohet nga ish-bashkëlojtari i tij Steven Gerrard, ka qenë i fundit që shkaktoi polemika të mëdha në Angli.
Anglezi pas 12-vitesh me Liverpoolin u largua drejt Arabisë Saudite.
GiveMeSport prezanton top dhjetë transferimet më të diskutueshme në historinë e futbollit.
1/ Paul Ince – (Nga West Ham United te Manchester United)
Edhe pse dy skuadrat e Ligës Premier nuk kanë ndonjë rivalitet të veçantë, angazhimi i Ince në lindje të Londrës bëri bujë.
Paul Ince ishte një talent i West Ham por vendosi ta ndërronte kryeqytetin me Mançesterin. Megjithatë, ai u filmua me fanellën e Man Utd para shpalljes zyrtare të transferimit, ku pastaj mori nofkë ‘Juda’.
2/ Carlos Tevez – (Nga Manchester United te Manchester City)
Thonë se nuk duhet të dashurohesh kurrë me një lojtar të huazuar. Dhe në rastin e Carlos Tevez, tifozët e United u joshën nga shkëlqimi i argjentinasit. Por ai përfundoi në rivalët e Manchester Cityt.
Gjatë dy sezoneve të tij në “Teatrin e Ëndrrave”, ai u bë shumë i suksesshëm, duke fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2008. Madje arriti deri në atë pikë sa tifozët thërrisnin rregullisht: “Fergie, jepi një kontratë”. Tifozët duhet të kenë qenë të pakënaqur kur ai zgjodhi blutë e qytetit anglez të çmendur pas futbollit.
3/ Sol Campbell – (Nga Tottenham te Arsenal)
Favoriti i tifozëve në White Hart Lane shpejtoi të mbyllte transferimin e tij te Arsenali. Spurs ishin në gjendje të mblidhnin 25 milionë funte për Campbell, po ai po rezistonte për një zgjatje të kontratës.
Në vend të kësaj, futbollisti anglez nënshkroi për Arsenalin në vitin 2001 dhe dy vjet më vonë u bë pjesë e ekipit legjendar që fitoi titullin e Ligës Premier në White Hart Lane. Çfarë goditjeje!
Oferta e guximshme e Arsene Wengerit ishte shumë e vështirë për t’u refuzuar, megjithëse tifozët e Spurs nuk do të pajtoheshin. Campbell mund të kishte nënshkruar për çdo klub në botë dhe tifozët e Tottenhamit do ta vlerësonin ende. Por jo për Arsenalin; kushdo përveç Arsenalit.
4/ Jordan Henderson – (Nga Liverpooli te Al-Ettifaq)
Lëvizja e Henderson është e fundit që ka ndezur interesin publik, por për arsye të gabuara. Vitin e kaluar, Henderson u bë një nga futbollistët e paktë që mbështeti publikisht komunitetin LGBTQI+, duke mbajtur shiritin e kapitenit me ngjyra ylberi, kur shënoi golin e tij të parë për Anglinë në vitin 2021.
Por tani gjithçka është zhdukur, kjo pas ofertës tij katër herë më të lartë se sa fiton. Klubi i tij i ri Al-Ettifaq financohet nga Arabia Saudite, ku marrëdhëniet e të njëjtit seks janë të ndaluara.
Ai dikur ishte mishërimi absolut i mbështetjes me gjithë zemër të komunitetit, por disa mendojnë se reputacioni i Hendersonit tani është dëmtuar pasi dështoi të praktikonte atë që dikur predikonte.
5/ Eric Cantona – (Nga Leeds te Manchester United)
Eric Cantona kishte fituar titullin me Leeds, por pas një sezoni ai e ndryshoi klubin, duke kaluar te rivalët më të ashpër të Leeds për vetëm 1.2 milion funte.
Jo vetëm që tifozët e Leeds ishin të zemëruar me lojtarin, por edhe me menaxherin e atëhershëm Howard Wilkinson për pranimin e një tarife kaq të vogël për të. Ajo që ndoshta lëndoi më shumë ishte se ky transferim i parapriu dominimit të Manchester United në kampionat për rreth 20 vitet e ardhshme.
6/ Fernando Torres – (Nga Liverpooli te Chelsea)
Ndërsa El Nino mbërriti në Liverpool si një talent i ri, ai u largua si diçka krejtësisht ndryshe. Chelsea theu rekordin e atëhershëm britanik të transferimeve duke shpenzuar 50 milionë funte për spanjollin fantastik dhe Liverpool nuk e pëlqeu këtë lëvizje.
Por qëndrimi i Torres në Londrën Perëndimore nuk shkoi si duhet, ndërsa Liverpooli e kishte marr një zëvendësim edhe më të mirë, Luis Suarezin.
7/ Ashley Cole – (Nga Arsenali te Chelsea)
Ai u quajt ‘Cashley’ Cole për shkak të lëvizjes së tij të diskutueshme brenda Londrës, ku anglezi e gjeti veten në qendër të një grindjeje midis dy klubeve në vitin 2005. Por urrejtja duket se është zbehur me kalimin e viteve.
Marrëdhënia e tij me klubin e Londrës veriore u përkeqësua në vitin 2005 kur – pas krahëve të punëdhënësve të tij – ai organizoi takime me shefin e Chelseat, Jose Mourinhon për të finalizuar detajet e një lëvizjeje.
Paga e ofruar nga Arsenali ishte më e dobët se ajo e Chelseat dhe Cole u transferuar në fund të gushtit 2006 në anën tjetër.
8/ Mo Johnston – (Nga Celtic në Nantes dhe më pas në Rangers)
“Celtic është i vetmi ekip për të cilin dua të luaj,” tha Johnston dikur. E ndërsa transferimi i tij në klubin francez Nantes nuk u mirëprit, transferimi i tij i radhës te rivalët Celtic shkaktoi stuhi. Dhe në një masë të konsiderueshme.
Transferimi shkaktoi dhunë dhe zemërim nga të dy grupet e tifozëve. Nga njëra anë, te Celtic ishte i kuptueshëm zemërimi për mungesën e respektit të treguar, ndërsa tifozët e Rangers ishin të pakënaqur që kishin një katolik në radhët e tyre. Johnston ngadalë fitoi zemrat e fansave të Rangers, por u largua pas vetëm dy sezonesh.
9/ Roberto Baggio – (Nga Fiorentina te Juventusi)
Për ata që nuk e dinë, Fiorentina e urren Juventusin dhe grindja mes tifozëve daton nga viti 1982. Juventusi ua rrëmbeu titullin në xhiron e fundit. Për këtë transferimi i Roberto Baggios te Juventus bëri bujë.
Pas kthimit të tij në Firence me fanellën bardhezi të klubit të tij të ri, u organizua një shoqërim policie për të siguruar që Roberto Baggio së bashku me shokët e tij të skuadrës – të mbetej i padëmtuar.
10/ Luis Figo – (Nga Barcelona në Real Madrid)
Ai fitoi gjithçka përveç Ligës së Kampionëve me Barcelonën. Ishte idhull në Kataloni. Një varg suksesesh nuk mund të frenonin aspiratat e titullit evropian të Luis Figos, që në fund u bashkua me Real Madridin, duke u bërë transferimi më i diskutueshëm në histori të futbollit.
Atij iu hodh një kokë derri gjatë El Clasicos në Barcelonë dhe ai iu nënshtrua abuzimit verbal nga tifozët. Figo fitoi dy kampionate spanjolle dhe Ligën e Kampionëve me Real Madridin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L'Equipe thotë se situata është komplekse
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje