LAJMI I FUNDIT:

Hera e parë që e thotë një zyrtar i lartë i NATO-s: Ukraina mund të heqë dorë nga territori në këmbim të anëtarësimit në aleancë

Hera e parë që e thotë një zyrtar i lartë i NATO-s: Ukraina mund të heqë dorë nga territori në këmbim të anëtarësimit në aleancë

Ukraina mund të humb një pjesë të territorit të nëse dëshiron të anëtarësohet në NATO dhe të arrijë paqen me Rusinë.

Kështu pohoi për mediat norvegjeze në një panel diskutimi, Stian Jenssen, i cili është shef i kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ky i fundit ka shmangur prej kohësh me kujdes pyetjet se çfarë duhet të bëjnë ukrainasit për t’i dhënë fund luftës me rusët, transmeton Telegrafi.

Ai vazhdimisht ka deklaruar se kjo i takon Ukrainës – jo palëve të treta – të vendosë se si dhe kur duhet të fillojnë negociatat me Rusinë, raporton skynews.

Jens Stoltenberg dhe Stian Jenssen

Jenssen dha sinjale se si ukrainasit mund anëtarësohen në aleancën më të fortë ushtarake në botë.

“Ka një lëvizje të konsiderueshme në çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në NATO”, tha ai duke shtuar se “është në interesin e të gjithëve që lufta të mos përsëritet”.

“Rusia po lufton jashtëzakonisht shumë dhe duket joreale që mund të okupojnë territore të reja. Tani shtrohet pyetja se çfarë mund të merr Ukraina”, shtoi ai.

Përfundon samiti në Arabinë Saudite - do të vazhdojnë takimet për arritjen e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë
Lexo po ashtu Përfundon samiti në Arabinë Saudite - do të vazhdojnë takimet për arritjen e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë

Kur u pyet nga gazeta norvegjeze VG nëse Ukraina duhet të lëshojë territore dhe në këmbim të anëtarësohet në NATO, Jenssen sugjeroi se kjo pyetje tashmë është ngritur brenda aleancës.

“Unë nuk po them se duhet të jetë kështu”, tha ai. “Por kjo mund të jetë një zgjidhje e mundshme”.

Megjithatë, kjo zgjidhje do të binte drejtpërdrejt në kundërshtim me qëllimet e deklaruara për paqe të vetë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Një nga dhjetë pikat në të ashtuquajturën formulë e paqes përfshin rikthimin e kufijve të Ukrainës, aty ku ishin para pushtimit rus. Presidenti ukrainas e ka bërë të qartë se kjo është e panegociueshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
G7 përfundon takimin e nivelit të lartë me një paralajmërim të fortë për Kinën

G7 përfundon takimin e nivelit të lartë me një paralajmërim të fortë për Kinën

Botë
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi

Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi

Botë
Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre

Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre

Botë
Tetë ushtarë izraelitë vriten brenda Gazës në një nga incidentet më vdekjeprurëse për forcat e Izraelit

Tetë ushtarë izraelitë vriten brenda Gazës në një nga incidentet më vdekjeprurëse për forcat e Izraelit

Botë
Aleati skeptik i qeverisë së Ukrainës betohet si presidenti i ri i Sllovakisë

Aleati skeptik i qeverisë së Ukrainës betohet si presidenti i ri i Sllovakisë

Botë
Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Evropa
Kalo në kategori