LAJMI I FUNDIT:

Modric u tundua nga sauditët, por ishte një njeri që ia ndërroi mendjen për të qëndruar te Reali

Modric u tundua nga sauditët, por ishte një njeri që ia ndërroi mendjen për të qëndruar te Reali

Që futbolli saudit është bërë shtëpia e yjeve më të mëdhenj të futbollit në fund të karrierës së tyre, nuk befason më askënd.

Cristiano Ronaldo ishte i pari që theu akullin, pas tij këtë verë kanë shkuar shumë emra të famshëm në Gadishullin Arabik, mes tyre edhe Karim Benzema, dhe Sport raporton se Luka Modric do të ndjekë gjurmët e tyre verën e ardhshme.

Mediumi spanjoll shkruan se Reali kishte gati një video lamtumirëse për kroatin këtë qershor kur ai mori një ofertë nga Arabia Saudite me vlerë 200 milionë euro në sezon. Megjithatë, mesfushori nuk i pranoi ato para dhe vazhdoi edhe për një sezon me Realin.


Zbulohen tri fanellat më të shitura në dyqanin e Real Madridit
Lexo po ashtu Zbulohen tri fanellat më të shitura në dyqanin e Real Madridit

Nga Gadishulli Iberik shkruajnë se Modric donte të qëndronte në Madrid, se as që e kishte menduar të shkonte në Arabinë Saudite, por se planet e tij u tronditën nga dy emisarë sauditë me një ofertë astronomike.

Pas kësaj, lojtari thuhet se është takuar me trajnerin kroat Zlatko Dalic dhe vendosi të qëndronte në Santiago Bernabeu dhe të presë Kampionatin Evropian verën e ardhshme me fanellën e klubit mbretëror.

Te Reali u befasuan pak që Modric refuzoi 200 milionë euro në sezon nga sauditët, ndaj “e futi në sirtar videon e përgatitur të lamtumirës”, por Sport shton se ka shumë gjasa që ai të shkojë pas ish-shokëve të tij si Ronaldo dhe Benzema – pas Euro 2024. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori