LAJMI I FUNDIT:

Shanset e lojtarëve që pritet t’i bashkohen dhe largohen Barcelonës në ditët e ardhshme

Shanset e lojtarëve që pritet t’i bashkohen dhe largohen Barcelonës në ditët e ardhshme

Barcelona është duke punuar tashmë në afrimin dhe largimin e disa lojtarëve në këtë afat kalimtar.

Klubi katalanas është duke i studiuar të gjitha mundësitë për afrime dhe largime, duke ditur se nuk qëndrojnë mirë me financat.


Diario OK ka ofruar shanset e lojtarëve që mund të transferohen dhe largohen brenda këtij afati kalimtar veror.

Arda Guler emëroi katër idhujt e tij në prezantimin te Real Madridi - diçka tjetër shihet në rrjetet sociale
Lexo po ashtu Arda Guler emëroi katër idhujt e tij në prezantimin te Real Madridi - diçka tjetër shihet në rrjetet sociale

Transferimet

Vitor Roque – 95 për qind. Pavarësisht një përditësimi shqetësues të enjten, gjithçka tregon se Barcelona së shpejti do të njoftojë nënshkrimin e brazilianit. Dokumentet e nevojshme janë dërguar, lojtari dëshiron të luajë vetëm për Barçën.

Oriol Romeu – 70 për qind. Barcelona vazhdon të bëjë presion për rikthimin e ish-lojtarit të saj. Katalanasit po përpiqen të ulin çmimin e kërkuar të Girona prej 10 milionë euro në 8 milionë. Xavi dëshiron që lëvizja të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur.

"Nuk shikojnë shumë për të ardhmen" - Koeman kritikon Barçën për politikën e transferimeve
Lexo po ashtu "Nuk shikojnë shumë për të ardhmen" - Koeman kritikon Barçën për politikën e transferimeve

Ivan Fresneda – 40 për qind. Deco raportohet se ka zhvilluar bisedimet e para me përfaqësuesit e lojtarit. Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë pasi negociatat me Real Valladolid ende nuk kanë filluar. Sidoqoftë, Barça ka prioritet nënshkrimin e mbrojtësit të djathtë.

Neymar – 10 për qind. Edhe pse disa burime këmbëngulin se Barcelona dhe Paris Saint-Germain kanë rënë dakord për rikthimin e lojtarit, këto raportimet thjesht nuk duken të besueshme. Gjithsesi, ka një problem të madh me pagën e brazilianit.

Largimet

Alex Collado – 80 për qind. Sulmuesi do të largohet nga Barca me një marrëveshje që pritet të bëhet zyrtare në ditët në vijim.

Pablo Torre – 75 për qind. Mesfushori i talentuar sulmues ka të ngjarë të largohet si huazim këtë verë.

Vitor Roque do të ketë në kontratën me Barcelonën edhe klauzolën për Topin e Artë
Lexo po ashtu Vitor Roque do të ketë në kontratën me Barcelonën edhe klauzolën për Topin e Artë

Clement Lenglet – 70 për qind. Negociatat kokëfortë mes Barcelonës dhe Tottenhamit vazhdojnë teksa dy klubet po përpiqen të bien dakord për tarifën përfundimtare.

Sergino Dest – 65 për qind. Mbrojtësi amerikan pritet të largohet herët a vonë, megjithatë, për momentin nuk ka të interesuar konkret.

Nico – 60 për qind. Shumë klube të La Ligës thuhet se janë të interesuara për të blerë mesfushorin mbrojtës. 21-vjeçari mund të largohet sërish si huazim.

Si duket lista e Barcelonës me 10 lojtarët më të paguar
Lexo po ashtu Si duket lista e Barcelonës me 10 lojtarët më të paguar

Abde – 55 për qind. Mbrojtësi maroken mund të gjenerojë të ardhura të mëdha pasi Barça mund ta shesë atë te një prej klubeve të Ligës Premier.

Franck Kessie – 30 për qind. Vlerësimi i probabilitetit është ulur pasi u raportua se mesfushori do të pranonte vetëm një ofertë ‘të pabesueshme’ nga Arabia Saudite. Mesfushori ka prioritet qëndrimin te Barcelona. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani e bën prioritet transferimin e lojtarit që ka dështuar keq te Manchester United

Milani e bën prioritet transferimin e lojtarit që ka dështuar keq te Manchester United

Serie A
Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Sportet Luftarake
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Barcelona e sakrifikon yllin e skuadrës për të nënshkruar me Nico Williamsin

Barcelona e sakrifikon yllin e skuadrës për të nënshkruar me Nico Williamsin

La Liga
Qindra mijëra tifozë po krijojnë atmosferë të zjarrtë, Real Madridi po feston titullin e 36-të në histori të klubit

Qindra mijëra tifozë po krijojnë atmosferë të zjarrtë, Real Madridi po feston titullin e 36-të në histori të klubit

La Liga
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Kalo në kategori