LAJMI I FUNDIT:

Torres nuk bën pjesë në planet e Xavit, por nuk dëshiron të largohet nga Barca

Torres nuk bën pjesë në planet e Xavit, por nuk dëshiron të largohet nga Barca
(Foto: Instagram/ferrantorres)

E ardhmja e Ferran Torres te Barcelona është e paqartë dhe pritet të shihet nëse ai do të mbetet në Camp Nou për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi spanjoll kaloi te katalunasit në mesin e sezonit të kaluar duke u transferuar nga Manchester City.


Megjithatë, 23-vjeçari nuk i ka plotësuar pritshmëritë te katalunasit që mendojnë për opsione tjera.

Si duket lista e Barcelonës me 10 lojtarët më të paguar
Lexo po ashtu Si duket lista e Barcelonës me 10 lojtarët më të paguar

El Mundo Deportivo raporton se Ferran nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xavi Hernandez, mirëpo lojtari nuk dëshiron të largohet nga klubi.

Atletico Madridi e Arsenali janë ndër klubet kryesore të përmendura si destinacione të mundshme për Torres. /Telegrafi/