Kryeqyteti austriak mori trenin e parë të automatizuar të metrosë së gjeneratës së re. Gjatë verës do të vihen në funksion edhe trena të tjerë të këtij lloji.
Treni i parë X u vu në shërbim pas testeve të gjera dhe miratimit të suksesshëm në linjën e metrosë U3. Ai ka një dizajn modern të brendshëm dhe informacion inovativ dixhital për pasagjerët, Passenger Info Plus, si dhe një sistem navigimi.
Në këtë mënyrë, pasagjerët mund të informohen drejtpërdrejt për drejtimin e zbarkimit, transfertat dhe oraret e nisjes së linjave të tjera, transmeton Telegrafi.
Ekziston edhe një hartë dixhitale e të gjithë rrjetit të metrosë, që tregon pozicionin aktual të trenit, drejtimin e udhëtimit, stacionin tjetër, kufizimet e planifikuara të trafikut ose ashensorët jashtë përdorimit.
Nga viti 2026, falë këtyre trenave, metroja e Vjenës do të funksionojë plotësisht automatikisht në linjën e re të metrosë U5.
Treni i gjeneratës së re të metrosë u prezantua zyrtarisht nga Peter Hanke, anëtar i qeverisjes lokale për transportin publik, përfaqësues të kompanisë së transportit publik të qytetit Wiener Linien dhe kompanisë Siemens Mobility, bartës të këtij projekti.
“Metroja e gjeneratës së re vendos tendencat për vizionin tonë për një eko-qytet. Një tren teknikisht i avancuar i prodhuar në Vjenë, i cili plotëson të gjitha kërkesat dhe pritshmëritë, e bën udhëtimin me transport publik edhe më tërheqës dhe komod. Trenat X janë pjesë e modernizimit gjithëpërfshirës të flotës Wiener Linien, i cili përfshin autobusë dhe tramvaje të rinj elektrikë”, tha Hanke.
Treni i ri mund të akomodojë deri në 928 pasagjerë dhe ka hapësirë të mjaftueshme për karroca apo bagazhe. Vendet me cilësi të lartë, duke përfshirë sediljet e palosshme, janë të rregulluara në mënyrë tërthore dhe gjatësore. Vendet e shënuara me ngjyrë të kaltër janë të destinuara për pasagjerë me lëvizshmëri të zvogëluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDy marka gjermane të veturave fitojnë më së shumti
Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan - por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër
Opel Frontera i ri bëri "daljen e parë publike" në Stamboll të Turqisë
“Made in China”, vetura e re elektrike Xiaomi SU7 u prish vetëm pas 39 kilometrave të përshkuara
Volkswagen ka një përgjigje për rënien e shitjeve të veturave elektrike
Porsche zbulon datën e debutimit të modelit të ri 911
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3