LAJMI I FUNDIT:

Porsche zbulon datën e debutimit të modelit të ri 911

Porsche zbulon datën e debutimit të modelit të ri 911

Siç raportohet, një epokë krejtësisht e re për Porsche 911 do të nisë me 28 maj.

Kjo pasi po në atë datë prodhuesi po planifikon të debutojë modelin e parë hibrid 911, duke e shtyrë kështu veturën sportive ikonike drejt një epoke moderne.


Marka gjermane e ka zbuluar se hibridi e kalon pistën e Nordschleife për 7 minuta e 16.9 sekonda, përcjell Telegrafi.

“Për herë të parë në historinë 61 vjeçare të modelit tonë ikonë, ne po instalojmë një sistem hibrid në të”, tha Frank Moser, zëvendës president i Porsche.

Ndryshe, detajet e motorit hibrid janë ende të panjohura.

Megjithatë, Porsche ka deklaruar se synon performancën, e jo efikasitetin.

Bëhet e ditur se debutimi i modelit 911 do të bëhet më 28 maj. /Telegrafi/