Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë.

Rasti është raportuar më 14 gusht, rreth orës 16:00. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e personit.


Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen” dhe po hetohet nga organet kompetente. /Telegrafi/