LAJMI I FUNDIT:

Dembele nuk do ta aktivizojë klauzolën e lirimit te Barcelona

Dembele nuk do ta aktivizojë klauzolën e lirimit te Barcelona

Ousmane Dembele është duke u përgatitur për vazhdimin e kontratës me Barcelonën.

Reprezentuesi francez është në vitin e fundit të kontratës së tij në Camp Nou me Xavin që dëshiron ta mbajë atë në Kataluni me një marrëveshje të rinovuar.


Përfaqësuesit e Dembeles kanë qenë në bisedime me hierarkinë e La Blaugrana për të rritur qëndrimin e tij te kampionët e La Ligës.

Klauzola që i mundëson Dembeles të largohet me gjysmë çmimi – alarmohen klubet angleze
Lexo po ashtu Klauzola që i mundëson Dembeles të largohet me gjysmë çmimi – alarmohen klubet angleze

Të dyja palët janë pozitive për një marrëveshje që do të sigurohet në javët e ardhshme pasi Barcelona fillon stërvitjen parasezonale muajin e ardhshëm.

Sipas raportimeve nga Marca, ka pasur një hap të rëndësishëm pozitiv në negociata, me Dembelen që ka informuar Barcelonën se nuk do të aktivizojë një klauzolë largimi në kontratën e tij aktuale.

Reprezentuesi francez ka një opsion që të largohet nga klubi për 50 milionë euro para fundit të korrikut, por ai nuk do të dëgjojë ofertat e largimit për skuadrat e tjera.

Dembele luajti një rol kyç në fitoren e titullit të kampionatit të Barcelonës në vitin 2023 me pesë gola dhe shtatë asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori