LAJMI I FUNDIT:

Alarmohen klubet angleze, Barca përpiqet për rinovim – mësohet klauzola në kontratën e Dembele

Alarmohen klubet angleze, Barca përpiqet për rinovim – mësohet klauzola në kontratën e Dembele
(Foto: Rex)

Barcelona planifikon t’ia vazhdojë kontratën Ousmane Dembeles nga frika se mund ta humbë me çmim të lirë.

Kontrata e anësorit skadon në verën e vitit 2024, mirëpo largimi i francezit në vitin e fundit të kontratës mund t’u kushtojë Blaugranëve.


Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, klauzola e tij e lejon të largohet për 100 milionë euro, mirëpo në rast se hyn në vitin e fundit (pas korrikut dhe gushtit 2023), çmimi i tij përgjysmohet në 50 milionë euro.

Katalunasit paguan rreth 150 milionë euro kur e transferuan Dembelen në vitin 2017 nga Borussia Dortmundi, andaj duan t’ia rinovojnë kontratën, në mënyrë që të shmangin shitjen me çmim të lirë.

Përkundër se lëndohet shpesh, dy gjigantët e Ligës Premier duan ta paguajnë klauzolën e Dembeles
Lexo po ashtu Përkundër se lëndohet shpesh, dy gjigantët e Ligës Premier duan ta paguajnë klauzolën e Dembeles

Në ndërkohë, klubit angleze janë alarmuar për mundësinë e transferimit me çmim të përgjysmuar dhe janë duke e monitoruar situatën nëse do të aktivizohet klauzola e transferimit për 50 milionë euro pas afatit kalimtar veror.

Deri më tani këtë sezon, francezi ka regjistruar 28 paraqitje dhe ka shënuar tetë gola, megjithatë ka munguar në shtatë ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori