Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se “në çdo luftë çlirimtare në botë është luftuar e luftohet pushtuesi dhe bashkëpunëtorët e tij”.
“Këto gjykatat tona e të huaja, a i ndjekin, gjykojnë e dënojnë ndonjëherë bashkëpunëtorët e armikut, apo vetëm pjesëtarët dhe komandantët e UÇK-së, si rasti sot (Remzi Shala). TURP”, ka shkruar Klinaku.
Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Remzi Shala, i njohur si komandant “Molla e Kuqe”, duke e dënuar me 9 vjet e 6 muaj burgim efektiv, lidhur me akuzën për krime lufte kundër popullatës civile.
Aktgjykimi u shpall të martën nga kryetarja e trupit gjykues.
“Se gjatë kohës së luftës në Kosovë, me datën 26 qershor 1998 rreth orës 23:00, në fshatin Duhël, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në uniformë dhe i armatosur me armë të gjatë, së bashku me 5 – 6 pjesëtarë të UÇK-së të paidentifikuar, të armatosur dhe me maska në fytyrë, për shkak të dyshimit se H.P., është duke bashkëpunuar me forcat serbe, kanë shkuar te shtëpia e tij dhe e kanë marrë peng, në atë mënyrë që te dyert e oborrit e kanë thirrur emrin e tij dhe pasi i dëmtuari A.P., , djali i viktimës, i përgjigjet thirrjes dhe i fton të hyjnë, të njëjtit kanë hyrë në oborrin e shtëpisë, i akuzuari i cili u printe dhe ishte i vetmi pa maskë në fytyrë, ka kërkuar të takohet me viktimën H.P., i cili në atë moment ishte brenda në shtëpi, pas njoftimit nga A, ai del në oborr, ku i akuzuari e pyet ‘a je ti H’, pas përgjigjes se të dëmtuarit ‘po unë jam’./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDënimi i dorasëve, flet axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ma ka lënë varrën hapur
“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë
O’Brien: SHBA vend mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën
Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar
"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare
Festuan apo protestuan: Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"
Arta Bajrami rrëfen mes lotësh se dy nga fëmijët e saj janë diagnostikuar me autizëm: Zoti mi ka çuar këta engjëj që japin dashuri pa kusht
Pamje nga plagosja me armë zjarri në Pejë
Policia në kërkim të Agron Gashit, të dyshuarit për plagosjen e mbrëmshme në Pejë
“Patericë e Kurtit” - “Hajvan, mashtrues”, eskalon debati në studio mes Mehmetajt e Berishës