Pas shpalljes së aktgjykimit dënues ndaj dy të miturve për vrasjen e 18 vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu nga Gjykata Themelore në Prishtinë, janë deklaruar axha i të ndjerit, Rrahim Fejzullahu dhe avokati Tomë Gashi.
Rrahim Fejzullahu tha se nuk e ka pritur mirë këtë vendim të trupit gjykues duke thënë se “ma kanë lënë varrën hapur”.
“Si axha i të ndjerit Lulzimit nuk e prita mirë, pasi siç u deklaru avokati njëri është dënuar me 10 vite, ndërsa tjetri më 9 vite. Lulzimi i ndjeri i ka pas 18 vite, kështu që s’ma plotëson mua zemrën. Nuk i besoj shkurt-shqip kësaj drejtësie…me një fjalë ma ka lënë varrën hapur”, tha Fejzullahu.
Ndërsa, avokati Tomë Gashi tregoi për vendimet që janë marrë sot nga trupi gjykues ndaj dy të miturve.
“Kjo seancë që ka qenë për shqiptimin e masës ndaj të miturve, të cilët janë shpallur fajtorë për veprën penale ‘vrasje e rëndë’, për Lulzim Fejzullahun, që cili ka ndodhur në janar të këtij viti. Njëri prej tyre i është dhënë masa e dërgimit në burg për të mitur në kohëzgjatje prej 10 vitesh, ndërsa tjetri prej nëntë vite”, tha Gashi.
Avokati po ashtu theksoi se mund të paraqesin ankesë vetëm për miturin, i cili është dënuar prej 9 vite burgim.
Ndryshe, dy të pandehurit janë dënuar me 19 vite burgim së bashku, ku njëri prej tyre është dënuar me 10 vjet kurse tjetri me nëntë vite burgim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMilatoviq injoroi takimin me presidenten Osmani, reagon ish-kryediplomati malazez
Martesat e gjinisë së njëjtë: “Ata që s’pajtohen të ballafaqohen me veten"
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës
Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes