LAJMI I FUNDIT:

“Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin” – Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

“Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin” – Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur seancë plenare ku janë votuar disa marrëveshje ndërkombëtare të cilat tash e një kohë ishin bllokuar nga opozita pasi që të njëjtit refuzonin të votonin.

Në momentin kur po shqyrtohej pika për statutin e Universitetit të Prishtinës, kryeparlamentari Glauk Konjufca u kujdes ti bënte deputetët të qeshnin.

“Ka kërkesë nga disa gupet parlamente që të bëjmë zhvendosje të kësaj pike, të pikës së statutit të UP-së. E zhvendosim me dashtë. Abelrad Tahiri po më pyet mos po doni me qit harç me shpërnda edhe Kuvendin’”, tha Konjufca.

Në ato momente pasuan të qeshurat, ndërkaq dikush nga deputetët dëgjohej duke i thënë “a po e qet në votim kryetar”

Pika për statutin e Universitet të Prishtinës është zhvendosur si pika e fundit në rendin e ditës, gjatë seancës të së enjtes. /Telegrafi/