Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, më 14 korrik do të nxjerrë në shitje albumin e saj më të ri, “You & I”.
Ky është albumi i tretë në karrierën e saj dhe siç ka deklaruar vet këngëtarja, është tejet personal – madje e quan atë si një “ditar” të viteve të saj të fundit.
Shumë nga këngët e këtij albumi reflektojnë jetën e saj të re pas gjetjes së dashurisë së vërtetë – regjisorit Taika Waititi, me të cilin u martua vitin e kaluar.
Rita ka publikuar tashmë titujt e albumit në ardhje si dhe kopertinën e tij, në të cilën është shfaqur mjaft tërheqëse.
Në kopertinën e “You & I”, Rita shfaqet në dhomën e saj të grimit, e veshur me një kostum të shkurtër të gjelbër, ndërsa pranë saj ndodhet trupi i një mashkulli, që përkatësisht është bashkëshorti i saj.
Mirëpo disa fansa me sy të mbrehtë kanë vërejtur se fotografia e kopertinës është më ‘e nxehtë’ nga sa ç’duket në shikim të parë.
Kjo pasi po të shikosh me vëmendje, Taika i cili ndodhet në këmbë dhe përballë ka Ritën të ulur në karrige, është në ereksion – gjë e cila vërehet nga pantallonat e tij.
Mesa duket kjo pozë është menduar nga vet çifti, për ta bërë sa më provokuese paraqitjen vizuele të albumit “You & I”, me çka edhe kanë marrë komente të shumta nga ndjekësit.
Albumi ka gjithsej 12 këngë, dy prej të cilave tashmë veç janë publikuar, përkatësisht “You Only Love Me” dhe “Praising You” (bashkëpunim me FatBoy Slim), të cilat janë pritur vërtet mirë nga publiku. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFero dhe Arbenita Ismajli në pushime së bashku?
Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli shijojnë pushimet e para si çift në Turqi
Aulona Musta: Ilir Shaqiri, Luiz Ejlli dhe Egla Ceno mund të jenë pjesë në sezonin e katërt të Big Brother VIP Albania
Melinda Ademi dhe Meriton Mjekiqi publikojnë këngën "Queen"
Diva shqiptare, Adelina Ismaili po i rikthehet muzikës pas shumë viteve
Brenda jetës së yllit të Euro 2024, Khvicha Kvaratskhelia: Jashtë futbollit ai kalon kohë të madhe me gruan e tij bukuroshe që studion mjekësi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari
Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel
Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia
Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe
Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët
Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë