LAJMI I FUNDIT:

Ramadani flet për shortin në garat evropiane: Nuk ka ndeshje të lehta, por synimi është të kalojmë në raundin e dytë

Ramadani flet për shortin në garat evropiane: Nuk ka ndeshje të lehta, por synimi është të kalojmë në raundin e dytë

SC Gjilani do të luaj sërish në arenën evropiane ku është pjesëmarrës nga rrethi i parë i Ligës së Konferencës.

Gjilani do të përballet në rrethin e parë me nën kampionin e Luksemburgut, Progres Niederkorn.


E për ndeshjet evropiane, Telegrafi ka kontaktuar me mesfushorin gjilanas, Arbnor Ramadani i cili ka thënë se nuk ka asnjë skuadër të lehtë në garat evropiane.

“E kemi parë shortin dhe nuk do të jetë aspak lehtë. Në këtë rang garash nuk ka skuadra të lehta, pasi secila që ndodhet aty ka bërë mirë në sezonin paraprak për të arritur deri në garat evropiane”.

“Ne do të përgatitemi maksimalisht, kemi disa javë para vetës dhe do t’i qasemi me seriozitetin maksimal dy ndeshjeve”, tha Ramadani.

Qëllimi mbetet për të kaluar së paku raundin e parë dhe për këtë janë të vetëdijshëm futbollistët e Gjilanit.

“Kuptohet qëllimi është të kalojmë tutje, edhe pse kundërshtari nuk është për tu nënvlerësuar. Përkundrazi me respektin maksimal do të kërkojmë fitore për të kaluar në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës”.

Drita përballë Viktoria Plzen, Gjilani dhe Dukagjini mësojnë kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Konferencës
Lexo po ashtu Drita përballë Viktoria Plzen, Gjilani dhe Dukagjini mësojnë kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Konferencës

“Qëllimi ynë si futbollistë është të fitojmë sa më shumë ndeshje në Evropë dhe shpresojmë të shkojmë sa më larg”, tha Ramadani për Telegrafin.

Në rast se arrijnë ta kalojnë skuadrën nga Luksemburgu, Gjilani në raundin e dytë të Ligës së Konferencës do të përballet me skuadrën e madhe daneze, Midytjlland. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

La Liga
Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Premier League
Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Ndërkombëtare
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bundesliga
Kalo në kategori