LAJMI I FUNDIT:

Bellingham lë pas emra të mëdhenj, bëhet blerja e dytë më e madhe në histori të Real Madridit

Bellingham lë pas emra të mëdhenj, bëhet blerja e dytë më e madhe në histori të Real Madridit

Real Madridi ka konfirmuar edhe zyrtarisht sot (e mërkurë) transferimin e mesfushorit Jude Bellingham nga Borussia Dortmund, duke u bërë blerja e dytë më e shtrenjtë në histori të klubit.

Los Blancos kanë vazhduar me përforcime këtë afat kalimtar të verës, duke konfirmuar edhe sot (e mërkurë) një tjetër.


Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar anglez, Bellingham, i cili është transferuar nga Dortmundi.

Është vet faqja e Real Madridit që zyrtarizuar transferimin e Bellingham me anë të dy postimeve në Twitter, duke konfirmuar se ai ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2029.

Zyrtare: Jude Bellingham, lojtar i ri i Real Madridit
Lexo po ashtu Zyrtare: Jude Bellingham, lojtar i ri i Real Madridit

Transferimi i Bellingham nga Dortmund i ka kushtuar klubit spanjoll për një shumë prej 103 milionë euro plus bonuse.

Kështu, Bellingham është bërë blerja e dytë më e shtrenjtë në histori të Real Madridit, duke lënë pas emra legjendash.

Eden Hazard është blerja më e shtrenjtë ndonjëherë e Real Madridit me  115 milionë euro, ndërsa pas Bellingham është Gareth Bale, i cili plotëson podiumin në vendin e tretë me 101 milionë euro.

Në vendin e katërt është Cristiano Ronaldo që ka kushtuar 94 milionë euro, Aurelien Tchouameni i pesti me 80 milionë euro dhe Zinedine Zidane i gjashti me 77.5 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Premier League
Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena

Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena

Bundesliga
Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Boks
Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury - Oleksandr Usyk

Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury - Oleksandr Usyk

Boks
Ronaldo lidhet me një kalim te Leverkuseni, por çfarë kishte thënë Alonso për portugezin

Ronaldo lidhet me një kalim te Leverkuseni, por çfarë kishte thënë Alonso për portugezin

Bundesliga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Kalo në kategori