LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Jude Bellingham, lojtar i ri i Real Madridit

Zyrtare: Jude Bellingham, lojtar i ri i Real Madridit

Real Madridi ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e mesfushorit Jude Bellingham nga Borussia Dortmund.

Los Blancos kanë vazhduar me përforcime këtë afat kalimtar të verës, duke konfirmuar edhe sot (e mërkurë) një tjetër.


Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar anglez, Bellingham, i cili është transferuar nga Dortmundi.

Është vet faqja e Real Madridit që zyrtarizuar transferimin e Bellingham me anë të dy postimeve në Twitter, duke konfirmuar se ai ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2029.

“Real Madrid CF dhe Borussia Dortmund kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit Jude Bellingham, i cili do të mbetet i lidhur me klubin tonë për gjashtë sezonet e ardhshme”.

“Nesër, e enjte, 15 qershor, në orën 12:00 në Real Madrid City do të zhvillohet ceremonia e prezantimit të Jude Bellingham si lojtar i ri i Real Madridit. Më pas, Jude Bellingham do të dalë para mediave”, thuhet në njoftim.

Transferimi i Bellingham nga Dortmund i ka kushtuar klubit spanjoll për një shumë prej 103 milionë euro plus bonuse. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tarifa marramendëse e Kylian Mbappes për nënshkrimin me Real Madridin u zbulua nga Fabrizio Romano

Tarifa marramendëse e Kylian Mbappes për nënshkrimin me Real Madridin u zbulua nga Fabrizio Romano

Ligue 1
Mashtrim i paparë: Ish-lojtari i Barcelonës nënshkroi për Dinamon e Bukureshtit, vëllai binjak luante për të

Mashtrim i paparë: Ish-lojtari i Barcelonës nënshkroi për Dinamon e Bukureshtit, vëllai binjak luante për të

Ligat tjera
Dikur cilësohej si ‘Cristiano Ronaldo i ardhshëm’ – ish-legjenda e Man United tani ka mbetur pa ekip

Dikur cilësohej si ‘Cristiano Ronaldo i ardhshëm’ – ish-legjenda e Man United tani ka mbetur pa ekip

Ndërkombëtare
Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Premier League
Luis Enrique u cilësua patetik për atë që i bëri Keylor Navasit gjatë ndeshjes së fundit të tij për PSG-në

Luis Enrique u cilësua patetik për atë që i bëri Keylor Navasit gjatë ndeshjes së fundit të tij për PSG-në

Ligue 1
Diamanti dardan në menaxhim nga ikona Francesco Totti: I ka përcjellë ndeshjet e Kosovës, jam i lumtur që do të bashkëpunojë me të

Diamanti dardan në menaxhim nga ikona Francesco Totti: I ka përcjellë ndeshjet e Kosovës, jam i lumtur që do të bashkëpunojë me të

Romak Zeqiri
Kalo në kategori