Kryeministri Albin Kurti është partneri ynë, edhe pse ndonjëherë është një bashkëpunëtor i vështirë, ai vazhdon të mbetet një partner, është shprehur emisari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Escobar në një intervistë për Institutin për Politikë dhe Ekonomi i Evropës Juglindore, ka theksuar Kosova dhe vazhdon të jetë partner i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Më duhet ta bëj të qartë. Albin Kurti është partneri ynë. Ai ndonjëherë është një bashkëpunëtor i vështirë, por ai mbetet një partner. Kosova është partneri ynë. Në të ardhmen, ne duam t’i shfrytëzojmë marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën, t’i përmirësojmë e marrëdhëniet me Serbinë”, ka theksuar Escobar, përcjell Telegrafi.
Sipas tij, nëse SHBA-ja do të kishte ndonjë rol në vendimarrje sa i përket integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian, atëherë i gjithë rajoni do të ishte brenda BE-së deri në vitin 2030.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të avokojnë për përparimin e Ballkanit Perëndimor dhe ta shohin atë si një zonë me mundësi të jashtëzakonshme që duhet të integrohet plotësisht në Bashkimin Evropian”, u shpreh Escobar.
Ai shton se për SHBA-në, Ballkani Perëndimor mbetet një zonë me mundësi të jashtëzakonshme.
“Ne vazhdojmë të mbesim të angazhuar në Ballkanin Perëndimor. Për qeverinë e Shteteve të Bashkuara, Ballkani Perëndimor mbetet një zonë me mundësi të jashtëzakonshme. Karakteristika përcaktuese e Ballkanit Perëndimor për momentin është rritja ekonomike dhe potenciali i lartë ekonomik. Rajoni ka potencialin për të qenë lider në IT, transport, energji, infrastrukturë, transport dhe madje edhe turizëm. Rajoni ka një fuqi punëtore të talentuar dhe relativisht të re. Kështu që ne do të vazhdojmë të investojmë në këtë drejtim dhe shpresojmë se investimi në të ardhmen e rajonit do të ndihmojë për të kapërcyer disa nga problemet politike”, ka shtuar ai, përcjell Telegrafi.
Escobar ka thënë se duhet të gjenden mënyrat për të de-përshkallëzuar gjendjen e krijuar në veri të Kosovës.
“Në Ohër arritëm një marrëveshje. Një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme që hapi derën për një marrëdhënie paqësore ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, sipas rregullave evropiane. Kur u larguam nga Ohri, ishim optimistë. Në dy muajt që kur arritëm atë marrëveshje, kemi pasur shumë kriza politike dhe do të thosha se të gjitha ishin të parashikueshme dhe mund të shmangeshin”, ka thënë ai.
“Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të de-përshkallëzuar proceset menjëherë, për të de-përshkallëzuar situatën [në veri të Kosovës] dhe menjëherë ta kthejmë fokusin në zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Për Serbinë kjo do të thotë t’i jepet fund bllokimit të integrimit evropian dhe ndërkombëtar të Kosovës. Për Kosovën kjo nënkupton fillimin e procesit të zbatimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, ka përfunduar Escobar.
Në këtë intervistë, ai ka folur edhe për Ballkanin e Hapur dhe për situatën e fundit të krijuar nga protestat e opozitës në Serbi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet asambleisti i LVV-së në Prishtinë, ish-asistenti i kryeministrit Kurti
Vërshime të mëdha në Pejë, Muhaxheri thotë se situata është nën kontroll
Shi, shtrëngata dhe breshër – parashikimi i motit për këtë javë
Çka fitojnë shqiptarët nga qeveria e re në Maqedoni të Veriut?
Trafikimi me qenie njerëzore, DASH del me rekomandime për Kosovën
Aksion i madh i Inspektoratit në disa qytete: Mbyllen 30 biznese të “muzikës live” dhe “qendrave të masazheve”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Po shoqëronte kryeministrin hungarez drejt aeroportit të Shtutgartit pas ndeshjes në Euro 2024, humb jetën një polic gjerman
Tifozi shqiptar humbi rrugën mes spanjollëve, shikoni se si përfundoi
Arrestohet asambleisti i LVV-së në Prishtinë, ish-asistenti i kryeministrit Kurti
Merr fund aventura e Shqipërisë në Euro 2024, mposhtemi minimalisht nga Spanja
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-1 Spanjë
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë