LAJMI I FUNDIT:

Juventusi konfirmon nismën për t’u tërhequr nga Superliga Evropiane

Juventusi konfirmon nismën për t’u tërhequr nga Superliga Evropiane

Pas njoftimeve të shumta, Juventusi ka lëshuar një komunikatë zyrtare për të konfirmuar se dëshiron t’i nisë bisedimet për largim nga projekti i Superligës Evropiane.

“Duke iu referuara thashethemeve që u publikuan sot (e martë) në media, klubi futbollistik i Juventusit (“Juventusi” ose “Kompania) njofton se ua ka transmetuar një komunikatë dy klubeve të mbetura se, si Juventus, nuk e ka ushtruar tërheqjen nga projekti i Superligës, (klubit futbollistik të Barcelonës dhe klubit të futbollit Real Madrid) me qëllim që të inicojë një periudhë diskutimi midis tre klubeve në lidhje me daljen e mundshme të Juventusit nga projekti i Superligës”.


“Kompania do të vazhdojë me çfarëdo komunikimi të duhur sipas ligjit pas përfundimit të bashkëbisedimeve dhe vlerësimeve në lidhje me si më sipër, duke sqaruar se shumë prej versioneve të rindërtuara të publikuara nga media në lidhje me përmbajtjen e komunikatës (duke përfshirë çdo referencë për kërcënimet e supozuara të mundshme për sanksione nga UEFA) nuk janë të vërteta. Për më shumë informacion mbi projektin e Superligës, ju lutemi referojuni njoftimeve për shtyp të lëshuara nga Kompania më 19 prill dhe 21 prill 2021”, thuhet në njoftim.

Juventusi njofton Realin dhe Barcën se po largohet nga projekti i Superligës Evropiane
Lexo po ashtu Juventusi njofton Realin dhe Barcën se po largohet nga projekti i Superligës Evropiane

Relevo e publikoi lajmin se Juve i ka njoftuar Realin dhe Barcën se dëshiron të tërhiqet nga Superliga Evropiane. Pastaj AS raportoi se UEFA e ka kërcënuar klubin italian për përjashtim nga garat e veta në pesë vitet e ardhshme.

Kujtojmë që 12 klube e filluan projektin e Superligës Evropiane në prill të vitit 2021 që do ta rivalizonte Ligën e Kampionëve, mirëpo plani u shpërbë pas 48 orësh me tërheqjen e nëntë klubeve duke mbetur vetëm tre.

Ndërsa pas tërheqjes potenciale të Juventusit, pritet të shihet se cili do të jetë veprimi i Real Madridit dhe Barcelonës si dy klubet e vetme besnike ndaj projektit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori