LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarja e opozitës për tubimin e Vuçiqit: Më vjen keq për qytetarët që u sollën me dhunë sot në Beograd

Zyrtarja e opozitës për tubimin e Vuçiqit: Më vjen keq për qytetarët që u sollën me dhunë sot në Beograd

Deputetja dhe nënkryetarja e Partisë Liri dhe Drejtësi, Marinika Tepiq, ka shkruar në Twitter se i vjen keq për qytetarët që u sollën me dhunë sot në Beograd për mbledhjen e Partisë Progresive Serbe të Aleksandar Vuçiq.

Ajo shtoi se “ne mund të dalim çdo fundjavë, e ata mund të dalin vetëm një herë”, duke theksuar se dinjiteti nuk blihet.


Një nënë që rrit vet katër fëmijët, u detyrua të vinte në tubimin e Vuçiqit nga Kosova: Nuk duhet të humbas punën
Lexo po ashtu Një nënë që rrit vet katër fëmijët, u detyrua të vinte në tubimin e Vuçiqit nga Kosova: Nuk duhet të humbas punën

Një numër i madh njerëzish sjellin sot me dhunë, më vjen keq për ta. Por, qytetarë të Beogradit, qëndroni të qetë. Dhe kjo do të marrë fund. Mund të dalim çdo fundjavë, ata e pëlqejnë këtë vetëm një herë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Deputetja më tutje deklaroi se dinjiteti i qytetarëve nuk mund të blihet. Tepiq ftoi qytetarët që nesër në orën 18 të vijnë në protestën “Serbia kundër dhunës”.

Theksojmë se shumë qytetarë po marrin pjesë në këtë tubim nën presion siç është rasti i një nëne nga Gjilani, e cila ka pohuar se në këtë ngjarje po merr pjesë pasi nuk dëshiron të humb vendin e punës.

Protestat “Serbia kundër dhunës”, të cilat çdo të premte janë gjithnjë e më masive, organizohen për shkak të gjendjes në vend dhe pakënaqësisë në rritje të qytetarëve pas dy masakrave që ndodhën në Serbi në fillim të muajit.

Zyrtarët e partisë së Vuçiqit paguajnë qytetarët për të marrë pjesë në tubimin e presidentit serb
Lexo po ashtu Zyrtarët e partisë së Vuçiqit paguajnë qytetarët për të marrë pjesë në tubimin e presidentit serb

Në protestat e organizuara të premten e kaluar, dhjetëra mijëra qytetarë të pakënaqur të Serbisë thërrisnin, “Vuçiq jep dorëheqje”.

Po ashtu, qytetarët e mbledhur kërkuan shkarkimin e shefit të BIA-s, Aleksandar Vulin dhe ministrit të Policisë, Bratislav Gashiq. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by n1srbija (@n1srbija)

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Botë
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Evropa
Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kalo në kategori