LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarët e partisë së Vuçiqit paguajnë qytetarët për të marrë pjesë në tubimin e presidentit serb

Zyrtarët e partisë së Vuçiqit paguajnë qytetarët për të marrë pjesë në tubimin e presidentit serb

Aleksandar Vuçiq ka thirrur për sot një kundër tubim si kundërpërgjigje ndaj protestave të mëdha të qytetarëve të pakënaqur në mbarë Serbinë.

Megjithatë tashmë janë publikuar video të ndryshme në rrjetet sociale teksa shihen qytetarët duke u paguar për të marrë pjesë në tubimin e presidentit serb dhe liderit të SNS-it.


Një nënë që rrit vet katër fëmijët, u detyrua të vinte në tubimin e Vuçiqit nga Kosova: Nuk duhet të humbas punën
Lexo po ashtu Një nënë që rrit vet katër fëmijët, u detyrua të vinte në tubimin e Vuçiqit nga Kosova: Nuk duhet të humbas punën

Një të tillë e ka publikuar në llogarinë e saj personale në Twitter edhe Drejtoresha Ekzekutive e Fondit Evropian për Ballkanin, Aleksandra Tomanniq.

“Ndërsa Serbia ende mban zi për 18 viktima të 2 të shtënave masive dhe 19 viktima gra vetëm këtë vit deri më tani, partia në pushtet po paguan dhe kërcënon njerëzit që “vullnetarisht” të marrin pjesë në një takim për të mbështetur partinë e tyre dhe presidentin e shtetit me kohë të pjesshme”, ka shkruar ajo.

Protestat “Serbia kundër dhunës”, të cilat çdo të premte janë gjithnjë e më masive, organizohen për shkak të gjendjes në vend dhe pakënaqësisë në rritje të qytetarëve pas dy masakrave që ndodhën në Serbi në fillim të muajit.

Vuçiq organizon tubim kundër protestave masive të qytetarëve të pakënaqur në Serbi
Lexo po ashtu Vuçiq organizon tubim kundër protestave masive të qytetarëve të pakënaqur në Serbi

Në protestat e organizuara të premten e kaluar, dhjetëra mijëra qytetarë të pakënaqur të Serbisë thërrisnin, “Vuçiq jep dorëheqje”.

Po ashtu, qytetarët e mbledhur kërkuan shkarkimin e shefit të BIA-s, Aleksandar Vulin dhe ministrit të Policisë, Bratislav Gashiq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Kalo në kategori