LAJMI I FUNDIT:

Harry Kane iu ofrua Real Madridit në një marrëveshje shokuese shkëmbimi

Harry Kane iu ofrua Real Madridit në një marrëveshje shokuese shkëmbimi

Real Madridit i është ofruar shansi për të nënshkruar me Harry Kane në verë dhe kjo mund të përfshijë një marrëveshje shkëmbimi mjaft shokues.

Jamie O’Hara kohët e fundit pretendoi se Tottenham Hotspur do të jetë kandidat për rënie nga liga nëse ata lejojnë golashënuesin më të mirë të largohet nga klubi këtë verë.


Problemi është se Kane po lidhet shumë me një largim nga Londra veriore këtë sezon, me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale.

Nënshkrimi rekord i Real Madridit planifikon pensionimin nga futbolli
Lexo po ashtu Nënshkrimi rekord i Real Madridit planifikon pensionimin nga futbolli

29-vjeçari ose duhet të fitojë para këtë verë, të nënshkruajë një marrëveshje të re ose potencialisht të qëndrojë edhe një sezon përpara se të largohet falas.

Sipas Cadena Ser, Realit i është ofruar mundësia për të nënshkruar me Kane nga një ndërmjetës dhe aktualisht janë duke peshuar opsionet e tyre.

Tottenhami ia cakton dy çmime Harry Kanes - ndryshe do paguajnë skuadrat jashtë Ligës Premier për kartonin e tij
Lexo po ashtu Tottenhami ia cakton dy çmime Harry Kanes - ndryshe do paguajnë skuadrat jashtë Ligës Premier për kartonin e tij

Raportimi shton se ish-ylli i Chelseat, Eden Hazard mund të jetë pjesë e marrëveshjes për të shkuar në anën tjetër, gjë që do të shtonte një nivel polemikash për çdo marrëveshje.

Belgu nuk është shumë i dashur nga tifozët e Spurs, pasi ka luajtur për rivalët londinez Chelsean dhe ishte madje ai që kishte shënuar golin që nuk i lejoi ata të fitonin titullin në vitin 2015, me trofeun që përfundoi te Leicesteri.

Ashtu si Kane, belgu ka edhe një vit të mbetur në marrëveshjen e tij në Bernabeu dhe ai mund të largohet po ashtu në këtë verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori