LAJMI I FUNDIT:

Nënshkrimi rekord i Real Madridit planifikon pensionimin nga futbolli

Nënshkrimi rekord i Real Madridit planifikon pensionimin nga futbolli

Nënshkrimi rekord i Real Madridit, Eden Hazard po mendon të pensionohet, sipas raportimeve të fundit në kryeqytetin spanjoll.

Futbollisti belg mbërriti për 115 milionë euro në vitin 2019, por nuk ka arritur kurrë të përshtatet në Santiago Bernabeu, duke luftuar fillimisht me lëndimet. Gjatë dy sezoneve të fundit, ai ka humbur vendin e tij ndaj Vinicius Junior. Këtë sezon ai është shfaqur për vetëm 331 minuta, mezi duke u paraqitur nën drejtimin e Carlo Ancelottit.


Hazard mbetet lojtari më i paguar në klub, duke fituar rreth 14 milionë euro në vit. Me një vit të mbetur nga marrëveshja e tij, Los Blancos do të përpiqet ta detyrojë atë të largohet këtë verë, qoftë përgjithmonë ose në huazim.

Eden Hazard refuzon kategorikisht largimin nga Real Madridi
Lexo po ashtu Eden Hazard refuzon kategorikisht largimin nga Real Madridi

Relevo raporton se kjo nuk ka gjasa të ndodhë, me Hazard që mendon të pensionohet në fund të kontratës së tij në vitin 2024. Ylli belg mendon se ka arritur gjithçka që mundet në futboll dhe i pëlqen ideja për t’u pensionuar në kryeqytetin spanjoll.

Pas fitores së tyre në Kupën e Mbretit të shtunën, Hazard deklaroi synimin e tij për të përfunduar kontratën e tij.

Reagimi prekës i Eden Hazardit kur iu tha të bëhej gati të inkuadrohej në fushë në fitoren e thellë ndaj Valladolidit
Lexo po ashtu Reagimi prekës i Eden Hazardit kur iu tha të bëhej gati të inkuadrohej në fushë në fitoren e thellë ndaj Valladolidit

Raportimi shton më tej se ekipe të ndryshme nga SHBA dhe Lindja e Mesme e kanë kontaktuar atë,  duke marrë parasysh mundësinë e një pagese të fundit, por ende nuk ka bisedime konkrete.

Hazard është futur në listë si një nga blerjet më të dobëta në historinë e Real Madridit, duke pasur parasysh shpenzimet për belgun. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori