LAJMI I FUNDIT:

Ardon Jashari do të largohet nga Luzerni në fund të sezonit

Ardon Jashari do të largohet nga Luzerni në fund të sezonit

Duket se Ardon Jashari po i pret dy ndeshjet e fundit me fanellën e Luzernit dhe pastaj mund të largohet tek ndonjë skuadër tjetër jashtë Zvicrës.

Në dy ndeshjet e mbetura të sezonit ai dëshiron të tregojë sërish të gjitha aftësitë e tij dhe pas kësaj, pavarësisht kontratës deri në vitin 2026, shenjat janë se do të ketë një lamtumirë. Në Luzern, të gjithë presin që Jashari të largohet.


“Duhet të jemi realistë”, tha së fundmi trajneri Mario Frick. Deri në janar 2022, Jashari kishte 28 minuta lojë me ekipin e parë. Ai tani është një lojtar i rregullt dhe kapiten i padiskutueshëm i skuadrës, si dhe një lojtar i ekipit kombëtar dhe pjesë e Kupës së Botës. Si rezultat, vlera e tij në treg ka shkuar në 6 milionë franga.

Luzern ia vendos çmimin, Jashari në verë do ta bëj hapin e madh në karrierë
Lexo po ashtu Luzern ia vendos çmimin, Jashari në verë do ta bëj hapin e madh në karrierë

Është logjike që disa klube nga vende të ndryshme janë informuar për talentin e Lucernit në muajt e fundit. Aty përfshihen skuadra si Porto, RB Leipzig dhe Atalanta, andaj e ardhmja e tij është ende e hapur.

Megjithatë, një transferim jashtë vendit konsiderohet më i mundshëm sesa një ndryshim brenda kampionatit zviceran, përcjellë KosovaPress.

Vetë Jashari nuk ka dashur të flas shumë për të ardhmen e tij. Ditë më parë ai tha se janë tre faktorë të rëndësishëm për të përpara se të ndërmarrë hapin tjetër: “Klubi, projekti dhe koha”.

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Premier League
Kalo në kategori