Tre persona kanë humbur jetën ditën e shtunë në aksidente trafiku në Kosovë.
Siç ka njoftuar Policia, aksidentet kanë ndodhur në Lipjan, Gjilan dhe Gjakovë, transmeton Telegrafi.
Në raportin e Policisë, po ashtu bëhet e ditur se brenda 24 orëve kanë ndodhur edhe 26 aksidente trafiku me persona të lënduar edhe 36 tjerë vetëm me dëme materiale.
Gjeni më poshtë rastet e ndara sipas raportit
Autostradë, Lipjan (NN) 20.05.2023 – 14:20. Është raportuar për një aksident trafiku mes dy kamionëve, njëri me targa vendore dhe tjetri me targa të shtetit të Shqipërisë me drejtues meshkuj dhe si pasoj përveç dëmeve materiale lëndim vdekje prurës ka pësuar viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.
Rr. Qarkore, Gjilan 20.05.2023 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar i cili pasi ka arritur në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje .
Fshaj, Gjakovë 20.05.2023 – 13:10. Raportohet për një aksident trafiku në mes një veture dhe një kamioni me drejtues meshkuj kosovar. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe tre viktima, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës, dhe sipas mjekëve njëri prej tyre, viktima mashkull kosovar ka qenë pa shenja jete. I dyshuari vazhdon trajtimin mjekësor në spitalin e Gjakovës ndërsa dy viktimat tjera pas tretmanit mjekësor lirohen për në shtëpi. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Me Kurtin Shqipëria shpreson, me ty Shqipëria vdes” – Rama pritet me parulla kundër tij në Itali
KFOR-i negocioi largimin e terroristëve nga Banjska, Islami: Qëllimi ishte dëbimi, e jo vrasja e tyre
Serbia i kërkon NATO-s të mos ia avancojë statusin Kosovës
Një grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj
Arrestohet dhe suspendohet nga puna një polic në Gjakovë, dyshohet për kanosje
Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi