LAJMI I FUNDIT:

“Gjuanin mbi ne si në kafshë me snajper, automatik e zollë”, i mbijetuari i masakrës së Dubravës rrëfen për tmerrin që ka përjetuar

“Gjuanin mbi ne si në kafshë me snajper, automatik e zollë”, i mbijetuari i masakrës së Dubravës rrëfen për tmerrin që ka përjetuar

24 vjet më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit i Sllobodan Millosheviq.

I mbijetuari i masakrës së Dubravës, Bylbyl Duraku, në TV Dukagjini ka rrëfyer për tmerrin që ka përjetuar në këtë masakër në këtë burg.


Duraku, ka thënë se serbët bënin shaka sadiste më të burgosurit që gjendeshin aty dhe i gjuanin si kafshe, pasi nuk kishin mundësi të largoheshin.

“Në atë pjesë ku është memoriali tani na kanë thënë rreshtohuni nga katër dhe kemi filluar të gjithë. Dhe nuk mund pa e cek, unë kam qenë më 5 shokë të mi, më bashkëveprimtarë që kemi qenë bashkë dhe jemi arrestuar bashkë, njëri prej tyre është Sherif Ilazi. Më kujtohet ku më thoshte: Hajde se është pushkatim, të largohemi njëherë e këqyrim”.

“Mua kjo më dukej si habi dhe thosha se këta na kanë në dore neve, kur duan mund të na rreshtojnë dhe të na vritnin, por, ndodhi pikërisht ajo çka tha Sherifi, në një moment njëri prej gardianëve del më një zollë  drejtohet kah ne (dhe shkrep mbi të burgosur) dhe në atë moment jam larguar nga rreshti dhe kanë filluar gjuajtjet nga armë automatike, bomba, granata, pa ndalë. I kanë gjymtosur ende pa vdekur, aty është bërë numri më i madh i viktimave por, jo me kaq.”

“Si kemi mundur të largohemi, me duket se bënim shaka sadiste me ne, dëshironin të na gjuanin si kafshë duke bërë shaka në ato momente tragjike ka pasur raste kur janë vrarë edhe me snajper prej karakollëve(kulla vrojtuese ku rrinë gardianët) mbi të brugosurit. Me 22 maj të viti 1999 janë vrare 154 shqiptarë aty”, ka rrëfyer tutje Duraku.

Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.

Brenda Burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve.

Ende për këtë masakër nuk është dënuar askush.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori