LAJMI I FUNDIT:

Arsim Thaqi beson se ekipi i tij u desh të fitonte ndeshjen në pjesën e parë

Arsim Thaqi beson se ekipi i tij u desh të fitonte ndeshjen në pjesën e parë

Trajneri i Dritës, Arsim Thaqi ka mbetur i pakënaqur me barazimin ndaj Trepçës ’89 në ndeshjen e javës së 28-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Drita u ndal në shtëpi nga mitrovicasit dhe dështuan ta rrisin epërsinë me Ballkanin e vendit të dytë.


Ky barazim ndaj ’89-shin nuk i ka pëlqyer trajnerit Thaqi, i cili pëson se skuadra e tij u desh të fitonte ndeshjen qysh në pjesën e parë.

Drita nuk arrin ta kalojë Trepçën ’89, por mbetet lider
Lexo po ashtu Drita nuk arrin ta kalojë Trepçën ’89, por mbetet lider

“Luajtëm përballë një mbrojtje të ngjeshur, por mendoj se pikët është dashur t’i fitonim në pjesën e parë”, ka thënë fillimisht Thaqi pas ndeshjes.

“Nuk ishim të kënaqur me barazimin dhe sigurisht se kur sulmon lë edhe zbrazëtira. 89-shi na vuri në vështirësi”.

“Kemi mundur edhe ta humbim ndeshjen, por ne gjithnjë luftojmë për të fituar ndeshjen dhe kjo ndoshta ndikoi të rrezikoheshim edhe nga 89-shi”, perfundoim trajneri i Dritës. /Telegrafi/