LAJMI I FUNDIT:

Mbappe: Real Madrid? Më mirë pyesni mamanë time

Mbappe: Real Madrid? Më mirë pyesni mamanë time

Superylli në largim i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, mbetet i shqetësuar për lëvizjen e tij të pritshme te Real Madridi këtë verë.

Mbappe do të nënshkruajë për Real Madridin kur kontrata e tij me PSG të skadojë në fund të muajit të ardhshëm.

Megjithatë, francezi ende nuk ka konfirmuar asgjë edhe përkundër intervistave të fundit për media të ndryshme.


“Për momentin thashë se po largohem, por nuk po largohem menjëherë. Këto janë vetëm fjalë, nuk kam bërë asnjë veprim në atë që do të bëj”, ka thënë fillimisht Mbappe për RMC Sport.

“Është e sigurt që kur të largohem nga Franca do të jetë diçka e vështirë sepse nuk do ta gjej kurrë atë që kisha në Francë, gjëra të shkëlqyera. Për momentin po largohem nga PSG, kjo është e vetmja gjë që duhet ditur”.

Duke i thënë se nëna e tij ka thënë se klubi i tij i ardhshëm është ‘i njohur’, Mbappe buzëqeshi dhe shtoi: “Nëse ajo e di, duhet të shkoni dhe ta pyesni”.

Në fund, Mbappe foli edhe për Lojërat Olimpike që do të mbahen këtë verë në Paris.

“Nuk kam më nevojë të them se cilat janë qëllimet e mia, të gjithë e dinë. Mendoj se duhet t’i lëmë gjërat të ndodhin, por Olimpiada është e veçantë, veçanërisht në Paris. Unë nuk di asgjë për të”, përfundoi ylli francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lamine Yamal emëron idhullin e tij të futbollit dhe nuk është Lionel Messi

Lamine Yamal emëron idhullin e tij të futbollit dhe nuk është Lionel Messi

La Liga
Real Madridi me rikthim sensacional shkatërron Dortmundin në Santiago Bernabeu për fitoren e dytë në Champions

Real Madridi me rikthim sensacional shkatërron Dortmundin në Santiago Bernabeu për fitoren e dytë në Champions

Liga e Kampionëve
Simeone po largohet nga Atletico për gjigantin evropian

Simeone po largohet nga Atletico për gjigantin evropian

La Liga
Chelsea kërcënon lojtarin e tyre: Rinovo kontratën ose nuk luan deri në 2026

Chelsea kërcënon lojtarin e tyre: Rinovo kontratën ose nuk luan deri në 2026

Premier League
E gjithë Evropa pas tij: Dortmundi ia cakton çmimin Jamie Gittensit

E gjithë Evropa pas tij: Dortmundi ia cakton çmimin Jamie Gittensit

Bundesliga
Ylli i Monacos 'bombardoi' portën e ekipit nga shteti gjenocidal me një goditje nga 25 metra

Ylli i Monacos 'bombardoi' portën e ekipit nga shteti gjenocidal me një goditje nga 25 metra

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori