Zbulohen emrat e pretendentëve kryesorë për punën e trajnerit te Chelsea
Pas shkarkimit të Mauricio Pochettinos, kanë filluar lajmet me emrat e mundshëm që mund ta pasojnë. Për momentin, pretendentët e mundshëm janë Kieran McKenna, Enzo Maresca, Ruben Amorim dhe Roberto De Zerbi.
Edhe pse emrat e trajnerëve mund të mos jenë aq të mëdhenj, ata në fakt kanë disa arritje për t’u mburrur.
Kieran McKenna
McKenna aktualisht është duke menaxhuar Ipswich Town dhe ka qenë i lidhur me punën në Chelsea për shkak të rekordit të tij në zhvillimin e lojtarëve të rinj.
Dy sezonet e fundit ishin të mëdha për McKenna dhe ekipin e tij – ata arritën të ngjiten për dy kategori radhazi. Nga luajtja në League One dy vjet më parë deri tani te konkurrimi me më të mirët në Ligën Premier. McKenna definitivisht di se si të ngrejë skuadrën.
Këtë sezon Ipswich mposhti Southampton dhe Leeds United për një vend që ngjit direkt në Ligën Premier.
Enzo Maresca
Maresca udhëhoqi Leicester Cityn për të siguruar rikthimin në Ligën Premier pas një sezoni të suksesshëm në Championship. Skuadra e tij përfundoi në vendin e parë të tabelës, duke përfunduar sezonin me një pikë para Ipswich.
Ai u emërua ‘Menaxheri i Muajit’ në Championship në gusht, tetor dhe dhjetor 2023 për udhëheqjen dhe rezultatet e tij të jashtëzakonshme. Për më tepër, ai mori çmimin e menaxherit të muajit në prill 2024, duke marr çmimin e tij të katërt të sezonit.
Ruben Amorim
Në mars 2020, Amorim u emërua menaxher i Sporting Lisbona. Nën drejtimin e tij, skuadra fitoi titujt e Taça da Liga dhe Primeira Liga, duke thyer një periudhë pritje 19-vjeçare për këtë të fundit. Këto triumfe i dhanë atij çmimin e nderuar ‘Menaxheri i Vitit’ në Primeira Liga për sezonin 2020/21.
Duke vazhduar serinë e tij të suksesshme, ai e drejtoi klubin drejt një titulli tjetër të kampionit të Primeira Liga në sezonin 2023/24.
Roberto De Zerbi
Ky është trajneri më i njohur në listë dhe çdo tifoz i Ligës Premier e di se sa e vështirë ndonjëherë është të mposhtet skuadra e De Zerbit.
Ky sezon nuk ishte më i miri për Brighton, megjithatë në sezonin 2022/2023 Brighton arriti përfundimin e tij më të lartë ndonjëherë në Ligën Premier, duke siguruar vendin e gjashtë në tabelë.
Kjo nënkuptonte gjithashtu vendin historik të Ligës së Evropës, të cilin klubi nuk e kishte arritur kurrë më parë. Brighton kryesoi grupin e tyre në Ligën e Evropës, i cili përfshinte kundërshtarë si Ajax, Marseille dhe AEK.
Sipas raporteve të fundit, McKenna dhe Maresca kanë një shans më të madh për të siguruar këtë punë, megjithatë, diçka e papritur mund të ndodhë lehtësisht ndërsa flasim për Chelsean. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdin Dzeko i bëri të gjitha dhe mendoi se po shënonte, por lojtari i Besiktasit bëri ndërhyrjen e paimagjinueshme
I shkarkuar në mënyrë të turpshme nga Barcelona, Xavi ka një mesazh tani për klubin katalunas
Real Madridi mund të mbetet pa shërbimet e yllit të skuadrës për ndeshjen ndaj Atalantas
Real Madridi shfrytëzon gabimin e Barcelonës - ngushtohet diferenca në pikë
Perez i impresionuar nga ylli i Interit - e dëshiron qysh në janar
Eskalon situata mes agjentëve të De Jong dhe Barcelonës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Dridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Erdogan shpreson se rebelët sirianë do të vazhdojnë avancimin, por ngre alarmin për diçka
Në Siri, një diktator është nën rrethim. A do ta shpëtojë dikush?
Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit
Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian al-Assad
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?