LAJMI I FUNDIT:

Gvardiol zbulon hapur se në cilin kampionat ëndërron të luajë

Gvardiol zbulon hapur se në cilin kampionat ëndërron të luajë

Mbrojtësi i RB Leipzig, Josko Gvardiol, ka zbuluar se ëndërron të luajë në Ligën Premier.

Kroati, i cili pati një Botëror të shkëlqyer, kërkohet nga Chelsea këtë verë.


Gvardiol më parë ishte i lidhur me Blutë dhe Manchester Cityn, por asnjë transferim nuk u realizua.

“(Marcelo) Bielsa ishte trajneri që më ka kërkuar dhe nuk e di nëse e dini këtë, por qëllimi im në karrierën time është të luaj në Ligën Premier”, deklaroi Gvardiol për The Times.

“Unë nuk kam folur me Bielsan, por sigurisht që ai dërgoi disa njerëz dhe ata erdhën në Zagreb”.

“I takova këta djem dhe ata më treguan se ishte diçka si një plan se si ata më shohin mua në stilin e tyre të futbollit. Dua të them, kur ata e prezantuan gjithçka dukej mirë dhe ndoshta mund ta shihni veten atje në atë moment”.

Josko Gvardiol tashmë ka zgjedhur klubin e ri për të vazhduar karrierën
Lexo po ashtu Josko Gvardiol tashmë ka zgjedhur klubin e ri për të vazhduar karrierën

“E dija se duhej të bëja disa hapa më shumë përpara se të shkoja në Ligën Premier një ditë. Në fund Leipzig është një klub vërtet i mirë dhe ndihem mirë këtu”.

“Është e rëndësishme që luaj pothuajse çdo ndeshje. Unë i jam shumë mirënjohës Dani Olmos sepse ai ishte këtu dhe kam folur me të shumë herë përpara se të vendosja të nënshkruaja”, ka shtuar më tej Gvardiol.

RB Leipzig po kërkon afro 100 milionë euro për kartonin e tij dhe skuadrat e shumta evropiane do të tentojnë t’i marrin shërbimet e tij në këtë verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori