LAJMI I FUNDIT:

Nikki Haley thotë se ajo do të kandidojë për presidente të SHBA-së në zgjedhjet e vitit 2024

Nikki Haley thotë se ajo do të kandidojë për presidente të SHBA-së në zgjedhjet e vitit 2024

Ish-guvernatorja republikane e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, njoftoi të martën në një video se do të kandidojë për presidente në vitin 2024, duke u bërë rivalja e parë e madhe që sfidon ish-presidentin Donald Trump për nominimin nga republikanët.

“Establishmenti i Uashingtonit ka dështuar vazhdimisht dhe vazhdimisht. Është koha që një gjeneratë e re lidershipi të rizbulojë përgjegjësinë fiskale, të sigurojë kufirin tonë dhe të forcojë vendin tonë, krenarinë dhe qëllimin tonë”, ka thënë në video Haley.


Haley shërbeu si ambasadore e SHBA në Kombet e Bashkuara nën administratën e Donald Trump.

Ish-presidenti, i cili shpalli ofertën e tij vitin e kaluar, kohët e fundit u shfaq duke “bekuar” hyrjen e saj në garë, duke u thënë gazetarëve se ajo i kishte telefonuar për t’i thënë se po konsideronte një nisje fushate dhe se ai kishte thënë: “Ti duhet ta bësh atë”.

Haley, vajza e emigrantëve indianë, hapi fjalimin duke folur për mënyrën se si ndihej “ndryshe” duke u rritur në Bamberg, Karolina e Jugut.

“… Unë isha vajza krenare e emigrantëve indianë. Jo me ngjyrë, jo e bardhë. Unë isha ndryshe. Por nëna ime gjithmonë do të thoshte se puna jote nuk është të përqendrohesh te dallimet, por te ngjashmëritë. Dhe prindërit e mi më kujtonin mua dhe vëllezërve dhe motrave të mia çdo ditë se sa të bekuar ishim që jetonim në Amerikë”, tha Haley.

Nëse do të ketë sukses në zgjedhjet paraprake, Haley do të ishte gruaja e parë dhe e para aziatike amerikane e nominuar nga Partia Republikane për presidente. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Përkeqësohet gjendja e kryeministrit sllovak, ai i nënshtrohet një tjetër operimi

Përkeqësohet gjendja e kryeministrit sllovak, ai i nënshtrohet një tjetër operimi

Evropa
Pamje që tregojnë sulmin e fundit të ushtrisë ukrainase në Krime

Pamje që tregojnë sulmin e fundit të ushtrisë ukrainase në Krime

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Forcat ukrainase rrëzojnë 20 dronë rusë në Kharkiv

Forcat ukrainase rrëzojnë 20 dronë rusë në Kharkiv

Evropa
Ushtria amerikane dhe ajo britanike 'bashkojnë forcat' për të shpërndarë ndihma në Gazë nga baza lundruese

Ushtria amerikane dhe ajo britanike 'bashkojnë forcat' për të shpërndarë ndihma në Gazë nga baza lundruese

Azia
Kalo në kategori