LAJMI I FUNDIT:

Përkeqësohet gjendja e kryeministrit sllovak, ai i nënshtrohet një tjetër operimi

Përkeqësohet gjendja e kryeministrit sllovak, ai i nënshtrohet një tjetër operimi

Udhëheqësi sllovak, Robert Fico, u qëllua disa herë së fundmi teksa përshëndetej me mbështetësit e tij pas një takimi qeveritar në Handlova.

Menjëherë pas atentatit ndaj tij, Fico i është nënshtruar një operacioni i cili thuhet të ketë shkuar mirë.

Mirëpo, bëhet e ditur se gjendja e tij është përkeqësuar së fundmi andaj ai është detyruar t’i nënshtrohet një tjetër operimi, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Dhe deri më tash, kryeministri Fico mbetet në gjendje të rëndë, ka njoftuar Robert Kalinak, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes.

Robert Fico raportohet se e kaloi me sukses operacionin
Lexo po ashtu Robert Fico raportohet se e kaloi me sukses operacionin

Ndryshe, sulmi ndaj 59 vjeçarit me sa duket ka tronditur shtetin sllovak, me shumë prej zyrtarëve që besojnë se ka pasur motive politike.

“Tentativa ndaj Ficos ishte me motive politike”, tha Ministri i Brendshëm i Sllovakisë, Matus Sutaj-Estok.

Sipas Estok, i dyshuari besohet të jetë 71 vjeçar dhe nuk i përket asnjë partie politike.

Mirëpo, thuhet se ai ka marrë pjesë më parë në protestat antiqeveritare. /Telegrafi/