LAJMI I FUNDIT:

Pas tetë ditësh nxirren të gjallë nga rrënojat në Turqi dy vëllezër, pritën ndihmë për plot 198 orë

Pas tetë ditësh nxirren të gjallë nga rrënojat në Turqi dy vëllezër, pritën ndihmë për plot 198 orë

Pothuajse e tërë bota me lot në sy ka shikuar sesi në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një mrekulli në Turqi, ku në qytetin Kahramanmaras pas 198 orëve janë nxjerrë gjallë nga rrënojat dy vëllezër.

Bëhet fjalë për Muhamed Enes, 17-vjeç dhe vëllai i tij Abdulbaki, 20, të cilët për tetë ditë pritën ndihmën, transmeton Telegrafi.


Pas shumë përpjekjeve nga ekipet e shpëtimit, ata janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat dhe pas kontrollit mjekësor se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Tërmeti në Turqi dhe Siri, nxirren të gjallë nga rrënojat edhe disa persona - shpëtimtarët po fillojnë të humbin ngadalë shpresat
Lexo po ashtu Tërmeti në Turqi dhe Siri, nxirren të gjallë nga rrënojat edhe disa persona - shpëtimtarët po fillojnë të humbin ngadalë shpresat

Kujtojmë që dy tërmete shkatërruese me fuqi prej 7.8 dhe 7.6 goditën tetë më parë Turqinë dhe fqinjin e saj Sirinë – ku si pasojë humbën jetën mbi 37 mijë njerëz.

Ekipe të shpëtimit nga 99 vende të ndryshme të botës gjenden në Turqi, ku po punojnë pa ndërprerë për të nxjerrë të mbijetuarit që kanë mbetur nën rrënoja.

E duke marrë parasysh se kanë kaluar më shumë se një javë nga tërmetet shkatërruese, çdo shpëtim jete po konsiderohet mrekulli. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori