LAJMI I FUNDIT:

Pak kush e vërejti, por zëri i Taikas është i përfshirë në këngën e re të Ritës “You Only Love Me”

Pak kush e vërejti, por zëri i Taikas është i përfshirë në këngën e re të Ritës “You Only Love Me”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka pak ditë që ka publikuar këngën e saj më të re, “You Only Love Me”.

Kënga është pritur mirë nga fansat dhe menjëherë ka filluar të ngjitet lart në top-listën zyrtare të këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, Official Charts.


E për mediumin e këtyre të fundit, Ora ka dhënë një intervistë, ku ka folur më në detaje rreth këngës së saj më të re.

“Shumëçka ka ndryshuar gjatë dy viteve të fundit. E hapa veten për të gjetur sërish dashurinë dhe hyra në një fazë të re të jetës dhe karrierës sime. Me ‘You Only Love Me’ doja të kapja dobësinë që përjetova gjatë fazave të hershme të këtij udhëtimi”, tha Rita.

Shumë pak mund ta kenë vërejtur, por zëri mashkull që dëgjohet në këngën e saj të re duke thënë “Rita is me (Rita jam unë)”, është ai i bashkëshortit të saj, regjisorit Taika Waititi.

Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Ian West/PA Images via Getty Images)

“Mbaj shumë shënime zanore dhe shënime në përgjithësi. Jo vetëm mesazhe, por ide – çdo gjë që më bën të ndihem e lumtur dhe më frymëzon. Nuk u shqetësova kurrë për vendosjen e Taikas në këngë pasi ai ka sensin më të mirë të humorit dhe ne qeshim gjithë ditën së bashku. Një nga gjërat e mia të preferuara për të, është sensi i tij i humorit. Dhe atij i pëlqeu ideja. Ai është kaq, kaq krijues dhe personi më mbështetës që kam takuar ndonjëherë. Ai më bën të ndihem sikur gjithçka që bëj është gjëja më e mirë që ka dëgjuar ndonjëherë, dhe kjo më bën të ndihem shumë e fortë”, tha tutje Rita.

Rita dhe Taika përndryshe janë martuar vitin e kaluar në një dasmë sekrete, e cila mesa duket nuk ka shkuar sipas plani dhe si e tillë ka frymëzuar klipin e këngës “You Only Love Me”, e cila vazhdimisht shfaq një dasmë të rrëmujshme e cila dështon. /Telegrafi/

Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Jeff Kravitz/FilmMagic)

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

Magazina
Erjola

Erjola "shpërthen" në lot: Graciano e ka pasur shtëpinë ngjitur dhe më dëgjonte kur ish-partneri më dhunonte

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Magazina
Kalo në kategori