LAJMI I FUNDIT:

Zjarri në një port në Turqi u shkaktua nga tërmetet, momenti kur aeroplani “futet përmes tymit” për të ndaluar flakët

Zjarri në një port në Turqi u shkaktua nga tërmetet, momenti kur aeroplani “futet përmes tymit” për të ndaluar flakët

Disa pamje ajrore tregojnë një tym të dendur dhe të zi që dilte nga një port i djegur në Turqinë jugore të enjten.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri në Iskenderun – një nga dy portet kryesore të kontejnerëve në bregdetin jugor të Turqisë në Mesdhe – u shkaktua nga tërmetet shkatërruese të së hënës.


BBC thotë se “dëshmoi” disa aeroplanë që përpiqeshin të shuanin flakët të enjten në mëngjes, një ditë pasi autoritetet thanë se zjarri ishte shuar.

Të gjitha operacionet u mbyllën në port pas tërmeteve dhe firmat kryesore të transportit u detyruan të devijonin anijet e tyre drejt terminaleve të tjera në rajon.

Shërbimet e urgjencës fillimisht e patën të vështirë qasjen në zjarr për shkak të dëmtimeve të shkaktuar nga tërmeti dhe kontejnerëve që bllokuan hyrjen.

Nuk ka ende asnjë informacion se kur porti do të rihapet për anijet ndërkombëtare pasi do t’i duhet t’i nënshtrohet një inspektimi të plotë.

Më shumë se 17,000 njerëz janë konfirmuar se kanë vdekur në tërmetet dhe numri i të vdekurve pritet të rritet ndërsa përpjekjet e shpëtimit dhe rimëkëmbjes vazhdojnë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Botë
Gjendet trupi i pajetë i njërit prej pengjeve izraelite të rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit

Gjendet trupi i pajetë i njërit prej pengjeve izraelite të rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit

Azia
Kalo në kategori