LAJMI I FUNDIT:

Carlo Ancelotti, një makth për Diego Simeonen

Carlo Ancelotti, një makth për Diego Simeonen

Carlo Ancelotti është kthyer në një makth për Diego Simeonen. Bilanci mes dy trajnerëve në përballjet e tyre është shumë i barabartë, por italiani ka goditur më shumë: ka fituar një finale të Ligës së Kampionëve, e ka eliminuar tre herë nga një garë (dy herë në Kupë dhe një në Ligë të Kampionëve) dhe më pas me fitoren e djeshme u bë trajneri i dytë që ka mposhtur ‘Cholon’ më shumë herë (8 herë), vetëm pas Luis Enrique (9 herë) .

Pas derbit të Santiago Bernabeut, Ancelotti hyri në historinë e Simeones si trajneri që argjentinasi është përballur më së shumti: 19 duele (17 me Real Madridin dhe 2 me Bayern Munichun), tetë fitore për ‘Carletton’, shtatë për ‘Cholon’ dhe katër barazime.


Derbi i së enjtes përmbysi bilancin në favor të trajnerit të Los Blancos, të cilit i ka mbetur edhe një betejë me Simeonen këtë sezon.

Vetëm tre trajnerë mund të mburren se mundën Simeonen pas 10 ose më shumë ndeshjesh: Zinedine Zidane, Luis Enrique dhe që nga e enjtja, Ancelotti.

Ajo në çerekfinalen e Kupës është fitorja e tretë e Ancelottit në katër duelet kundër Atleticos që nga rikthimi i tij në Real Madrid. Ata humbën vetëm sezonin e kaluar në Metropolitan , ndeshje që bardhezinjtë e arritën pasi fituan Ligën një ditë më parë .

Ancelotti dhe Simeone kanë mbajtur një baraspeshë të madhe që kur u takuan për herë të parë në sezonin 13/14. Por, italiani ka dalë fitues në disa nga duelet më famëkeqe.

Më kryesoret, dy nga Liga e Kampionëve: finalja e 2014-ës dhe çerekfinalja e 2015-ës. Ata janë përballur tre herë në Kupë dhe Ancelotti ka fituar dy herë.

Eliminimi i fundit është veçanërisht i dhimbshëm për Simeonen, sepse e lë Atleticon pa asnjë shans për të fituar ndonjë trofe, pasi janë jashtë Evropës, jashtë Kupës dhe jashtë garës në ligë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori