LAJMI I FUNDIT:

Pas miratimit nga Berlini për dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, reagon ministri ukrainas i Mbrojtjes: Faleminderit popullit gjerman

Pas miratimit nga Berlini për dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, reagon ministri ukrainas i Mbrojtjes: Faleminderit popullit gjerman

Pas vendimit të qeverisë gjermane për dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov ka reaguar në profilin e tij në rrjetin sociale Twitter.

“120 orë pas Ramstein (takimit të liderëve perëndimorë në bazën ushtarake amerikane në Gjermani, ku temë diskutimi ishte ndihmës për Ukrainën), kemi miratimin për Leopardët!”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, transmeton Telegrafi.


“Koalicioni për Leopardët me partnerët po funksionon! Në fakt, Leopardët do të duken bukur në Ukrainë! Faleminderit kancelarit gjerman Olaf Scholz, kolegut tim Boris Pistorius (ministrit gjerman të Mbrojtjes), popullit gjerman dhe të gjithëve që na mbështesin”, shtoi Reznikov.

Scholz mbron vendimin e ngadaltë për tanket - thotë se do të kishte qenë 'gabim i rëndë' të vepronte i vetëm
Lexo po ashtu Scholz mbron vendimin e ngadaltë për tanket - thotë se do të kishte qenë 'gabim i rëndë' të vepronte i vetëm

Kujtojmë që Gjermania ishte nën presion të vazhdueshëm për dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë. E Berlini kishte dilema nëse ky veprim do të nxiste për shkallëzimin e luftës.

Megjithatë kancelari gjerman Olaf Scholz ka njoftuar sot se ka miratuar dërgimin e tankeve në Ukrainë, ndërsa Uashingtoni gjithashtu ka njoftuar se do të dërgojnë Abrams në Kiev. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori