LAJMI I FUNDIT:

Këshilla e çuditshme e Ferdinandit për Maguiren: Do të lëndoja Shawin dhe më pas do të shkoja direkt te Ten Hag

Këshilla e çuditshme e Ferdinandit për Maguiren: Do të lëndoja Shawin dhe më pas do të shkoja direkt te Ten Hag

Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand, komentoi situatën në të cilën ndodhet kapiteni i Djajve të Kuq, Harry Maguire, dhe siç tha ai – nëse do të ishte në vendin e tij – do të hynte në një diskutim serioz me trajnerin Eric Ten Hag për situatën në të cilën ndodhet.  

Kohët e fundit, Ten Hag po e fut në lojë gjithnjë e më pak Maguiren në pozicionin e mbrojtësit dhe sa “nuk i beson” është treguesi më i mirë se Luke Shaw, një mbrojtës i majtë klasik, po luan në pozicionin e tij.


Lidhur me këtë, Ferdinand tha se kjo është e paimagjinueshme dhe e këshilloi anglezin që ta “zgjidhë problemin”.

“Luke Shaë luan qendërmbrojtës në vend të tij. Është njëlloj sikur të kthehem nga Kupa e Botës ku luajta mirë, të gjithë thonë se isha i mirë dhe në vend timin Patrice Evra të luante në mbrojtje”, ka thënë fillimisht  Ferdinand.

Ai më pas zbuloi si do të sillej personalisht nëse do të ishte në këtë situatë.

“Do të doja ta mbysja Evran! Do ta godisja në stërvitje për t’u siguruar që e lëndova dhe se nuk mund të luajë, pastaj do të shkoj te trajneri dhe do ta pyesja nëse po tallej me mua. Do të shkoja në zyrën e tij dhe do t’i thuaja: ‘Ti nuk po më respekton mua’. Maguire duhet të largohet nga klubi”, nënvizoi Ferdinand.

Më pas, ai tha se Maguire po luante nganjëherë vetëm sepse nuk ka njeri tjetër.

“Unë mendoj se ai qëndroi në klub për shkak të ndeshjeve në të cilat nuk ka njeri tjetër për të luajtur. Ai luan vetëm lojëra kupe,” përfundoi Ferdinand. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori