LAJMI I FUNDIT:

Tri gardiane burgosen për “marrëdhënie të papërshtatshme” me të burgosurit në burgun më të madh të Britanisë së Madhe

Tri gardiane burgosen për “marrëdhënie të papërshtatshme” me të burgosurit në burgun më të madh të Britanisë së Madhe

Tri gardiane janë burgosur për marrëdhënie të paligjshme – përkatësisht marrëdhënie të papërshtatshme – me të burgosurit në burgun më të madh në Britaninë e Madhe.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jennifer Gavan, 27, Ayshea Gunn, 27 dhe Emily Watson, 26, u dënuan të gjithë brenda tre viteve të fundit.


Të gjitha ndodhën në burgun më të madh të Britanisë, HMP Berwyn në Wrexham, Uellsi i Veriut, ku strehohen shkelësit meshkuj të kategorisë C.

Stafi i mbetur tani po trajnohet në një përpjekje për të trajtuar çdo marrëdhënie të paligjshme në burg.

Një zëdhënës i Shërbimit të Burgjeve tha: “Shumica dërrmuese e stafit të Shërbimit të Burgjeve janë punëtorë dhe të përkushtuar dhe ne nuk do të hezitojmë të ndëshkojmë ata që shkelin rregullat”. /Telegrafi/