Greta Thunberg ka bërë një tjetër goditje ndaj influencuesit ‘toksik’ Andrew Tate lidhur me arrestimin e tij në Rumani për nën akuzat për përdhunim dhe trafikim të qenieve humane.
Eko-aktivistja suedeze shkroi në Twitter këtë mëngjes: “Kjo është ajo që ndodh kur nuk i ricikloni kutitë tuaja të picave” – duke iu referuar raportimeve se policia u informua për vendndodhjen e Tate-it në Bukuresht pasi ai publikoi një video të tij të ulur pranë një kutie picash të një kompanie rumune, shkruan DailyMail.
Më herët gjatë javës, ish-konkurrenti i Big Brother ndezi një luftë fjalësh me aktivisten Thunberg kur pak ditë më parë ai publikoi një fotografi të tij duke qëndruar pranë një veture luksoze të tipit ‘Bugatti’ dhe pretendoi se kishte 33 vetura.
this is what happens when you don’t recycle your pizza boxes
— Greta Thunberg (@GretaThunberg) December 30, 2022
“Ju lutemi jepni adresën tuaj të e-mailit që të mund të dërgoj një listë të plotë të koleksionit të veturave të mija dhe emetimeve të tyre të mëdha përkatëse”, shkroi ai në Twitter, duke etiketuar Thunberg.
Ajo u përgjigj në mënyrë ironike duke i shkruar: “Po, të lutem më ndriço. Më dërgo e-mail në smalldickenergy@getalife.com (një e-mail fiktiv i krijuar në mënyrë të rreme për të ironizuar me madhësinë e organit gjenital)”.
yes, please do enlighten me. email me at smalldickenergy@getalife.com https://t.co/V8geeVvEvg
— Greta Thunberg (@GretaThunberg) December 28, 2022
Ngjarja vjen pasi ish-kikboksieri u arrestua së bashku me vëllain e tij, Tristan, dhe dy të dyshuar të tjerë, ndërsa shtëpia e tij u bastis në kryeqytetin, Bukuresht.
“Katër të dyshuarit… duket se kanë krijuar një grup krimi të organizuar me qëllim të rekrutimit, strehimit dhe shfrytëzimit të femrave duke i detyruar ato të krijojnë përmbajtje pornografike që synohet të shihet në faqet e internetit të specializuara për një kosto”, thanë prokurorët, sipas Agjencia e lajmeve ‘Reuters’.
Një zëdhënës i Tate tha për DailyMail: “Ne nuk mund të japim asnjë detaj për momentin në lidhje me raportimet e supozuara se ata janë arrestuar; megjithatë, Andrew dhe Tristan Tate kanë respektin maksimal për autoritetet rumune dhe gjithmonë do të ndihmojnë hetimet në çdo mënyrë që munden”.
Që kur u tërhoq nga sportet luftarake, Tate ka marrë vëmendjen për komentet e tij mizogjene në internet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël
Roza Lati sërish me rrëfim personal: Doja të lindja një fëmijë, mora edhe ilaçe për të ngelur shtatzënë
Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet
Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'