LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori gjerman për dënimin e Mustafës: Është aktgjykim ndaj një individi, jo ndaj UÇK-së

Ambasadori gjerman për dënimin e Mustafës: Është aktgjykim ndaj një individi, jo ndaj UÇK-së

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pasi Gjykata Speciale në Hagë e dënoi me 26 vjet burg për krime lufte ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Rohde ka thënë se ky është aktgjykim ndaj një individi, në këtë rast ndaj Mustafës, për kryerjen e krimeve të rënda të luftës, por nuk është aktgjykim ndaj UÇK-së.


“Gjykim i rëndësishëm sot që forcon shtetin e së drejtës. Ky është një aktgjykim ndaj një individi për kryerjen e krimeve të rënda të luftës, jo një aktgjykim ndaj UÇK-së. Po aq e rëndësishme është vendosja e drejtësisë për viktimat – pa mosndëshkim”, ka shkruar ambasadori në Twitter.

Gjykata Speciale e dënoi të premten me 26 vjet burgim, ish-pjesëtarin e UÇK-së, Salih Mustafa, nën pretendimin se ka kryer krime lufte.

Në njoftimin e Gjykatës Speciale thuhet se trupi gjykues e shpalli Mustafën fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 26 vjet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori