LAJMI I FUNDIT:

Interesim i vogël për shkollat profesionale në Tetovë

Interesim i vogël për shkollat profesionale në Tetovë

Drejtimet profesionale në shkollat e mesme të Tetovës ende nuk janë tërheqëse për semimaturantët. Pas përfundimit të shkollës fillore, nxënësit vazhdojnë që më shumë të orientohen në Gjimnaz, Mjekësi dhe Ekonomi.

Nxënësit shprehen se zgjedhin mjekësinë që në të ardhmen të largohen jashtë vendit. Nuk mungojnë nxënësit të cilët dëshirojnë të zgjedhin edhe shkollën e mesme tekstile, një shkollë me shumë drejtime profesionale.

Ndërkohë, gjendja më e rëndë paraqitet në shkollën e mesme të Tekstilës. Nga viti në vit bie interesimi por kjo edhe për shkak të uljes së numrit të nxënësve në shkollat fillore.V itin e kaluar, në këtë shkollë ka pasur 108 nxënës më pak se viteve paraprake.


“Vitin e kaluar kemi pasur minus 108 nxënës më pak, që nënkupton se të kesh tash minus 18 nxënës, çka do të bëhet pas 5 vitesh. Kemi bërë një senzibilizim me kolegët, që të fillojë të vizitojnë shkollat fillore, kemi një padrejtësi që bëhet sepse prindërit i dërgojnë nxënësit në shkollën e mjekësisë dhe në gjimnaz fëmijët e tyre edhe me sukses të mjaftueshëm, ndërsa ata shkolla duhet të pranojnë nxënës vetëm me sukses të shkëlqyer”, deklaroi Muzafer Livoreka, drejtor i shkollës së mesme Tekstile në Tetovë.

Gjendja më e mirë është në shkollën ekonomike. Në këtë shkollë interesimi për t`u regjistruar vazhdon të jetë I lartë. Kjo, sipas drejtuesve të shkollës, është shkaku se kohëve të fundit edhe mësimi praktik është pjesë e pandashme e programeve mësimore. “Ne si shkollë kemi pasur një rritje konstante, nuk kemi pasur ende rënie, ne rregullisht këto 5 vitet e fundit regjistrojmë numër të madh të nxënësve, pra në mënyrë të vazhdueshme kemi nga 1200 nxënës në shkollë, por mungesa e nxënësve reflekton diku në komunë, por nuk është ndjerë në shkollën tonë”, deklaroi Mirjeta Ilajzi, drejtoreshë e shkollës së mesme Ekonomike në Tetovë.

Ulja e numrit të nxënësve vazhdon të jetë shqetësuese. Nga komuna e Tetovës në këtë drejtim thonë se kjo është ndërlidhur edhe me ikjen e popullatës drejt vendeve të zhvilluara. kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, shpreson se qeveria e re, respektivisht Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të bëjë një riorganizim të shkollave, sidomos ku ka dyndje të nxënësve.

“Ajo që ka të bëjë direkt mes shkollave dhe komunën është procesi i riorganizimit të shkollave sepse ende kemi shkolla që kanë numër të madh të nxënësve nëpër klasa dhe kemi shkolla që kanë mungesë të nxënësve. Ne kemi kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, që të bëhet një kontroll sidomos në shkollën e mesme të Mjekësisë dhe në Gjimnaz, që të mos ketë numër më të madh se 25 nxënës në klasë dhe tgë bëhet një shpërndarje më e mirë në shkollat tjera por nuk kemi patur bashkëpunim”, deklaroi kryetari Bilall Kasami.

Ndryshe, në sheshin e Tetovës, u mbajt aktiviteti tradicional “Dita e Hapur” e organizuar nga ana e shkollave të mesme në Tetovë, ku vizitorë ishin nxënës të shkollave fillore të Tetovës./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori