LAJMI I FUNDIT:

“Ka masa paraprake që duhen marrë”, Deschamps zbulon se ka një plan për të ndalur Messin në finalen e Kupës së Botës

“Ka masa paraprake që duhen marrë”, Deschamps zbulon se ka një plan për të ndalur Messin në finalen e Kupës së Botës

Trajneri Didier Deschamps ka lënë të kuptohet se Franca ka një plan për të ndalur Lionel Messin kur të përballen me Argjentinën në finalen e Kupës së Botës “Katar 2022”, të dielën pasdite.

Pak ekipe kanë qenë në gjendje të ndalin shtatë herë fituesin e Topit të Artë gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, me 35-vjeçarin që ka shkëlqyer vazhdimisht me klube, por edhe tani për vendin e tij në Katar.


Messi ka shënuar pesë gola dhe tri asistime për Albiceleste gjatë kësaj Kupe të Botës, por Franca është e gatshme të marrë “masat paraprake” të nevojshme që ta ndalin ndoshta lojtarin më të madh të të gjitha kohërave.

“Ne e kemi takuar tashmë atë, a ju kujtohet në Kupën e Botës 2018? Ne do të mendojmë për të. Në mënyrë të pashmangshme, duhet të merren masa për të kufizuar ndikimin e tij”, ka thënë fillimisht Deschamps për TF1.

“Katër vjet më parë, ne prisnim që ai të ishte më shumë në të djathtë dhe ai luante qendërsulmues. Tani, ai është një organizator, ka më shumë liri, kështu që do të jetë më e vështirë ta markosh”, përfundoi trajneri i Francës.

Messi ndaj Francës më 2018

Franca e mposhti Messin dhe Argjentinën katër vjet më parë në Rusi në një triler prej 4-3 në raundin e 1/8-tës.

Messi ka deklaruar tashmë se finalja e Kupës së Botës të së dielës do të jetë ndeshja e tij e fundit në skenat më madhështore ndërkombëtare, teksa synimi i madh është fitimi i trofeut. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori