LAJMI I FUNDIT:

Pacolli thotë se ka folur me Xhakën: Nëse FIFA-s i pengon emri Jashari, atëherë unë e paguaj gjobën për Granitin

Pacolli thotë se ka folur me Xhakën: Nëse FIFA-s i pengon emri Jashari, atëherë unë e paguaj gjobën për Granitin

Edhe pse kishte frikë për një dënim të mundshëm, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë për Granit Xhakën.

Mesfushori shqiptar u akuzua nga mediat serbe se ka provokuar që ka veshur fanellën Jashari pas fitores së Zvicrës 3-2 ndaj Serbisë.


Megjithatë vet Xhaka pas ndeshjes tha se nuk kishte të bënte asgjë me politikë, por thjeshtë e ka veshur atë për ta përkrahur bashkëkombësin e tij.

Por edhe nëse gjobitet nga FIFA, atë gjobë do ta paguaj ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Kreu i AKR-së ka thënë se ka folur personalisht me Granit Xhakën dhe i ka thënë se do ta paguajë dënimin nëse emri Jashari e shqetëson FIFA-n dhe shtëpia më e madhe e futbollit botëror i vendos gjobë mesfushorit shqiptar.

“Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dënohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjobë do ta paguaj personalisht unë, në emër të popullit shqiptar”.

“Këtë ia kam njoftuar sot personalisht edhe Granitit. Tani ecim tutje dhe u urojmë atyre fat të vazhdueshëm kundër Portugalisë”, ka shkruar Begjet Pacolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori