LAJMI I FUNDIT:

Don Xhoni dënohet me dy mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje

Don Xhoni dënohet me dy mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje

Pas pranimit të fajësisë, reperi Xhonatan Isufi, i njohur me nofkën Don Xhoni, është dënuar me 2 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Aktgjykimi ndaj tij u shpall të premten, nga gjykatësi i rastit Kushtrim Shyti.


Sipas aktgjykimit, i njëjti është obliguar të paguajë edhe shpenzimet procedurale dhe atë 30 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro për kompensimin e viktimave të krimit.

Paraprakisht, në seancën fillestare të mbajtur në po të njëjtën ditë, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Hivzi Bajraktari, i akuzuari Isufi është deklaruar fajtor.

“Ndjehem shumë i penduar dhe shpresoj të mos ndodhë më kurrë”, ka thënë Isufi.

Foto: Don Xhoni/Instagram

Ky pranim i fajësisë, nuk u kundërshtua nga prokurori Bajraktari dhe më pas si i tillë u aprovua nga gjykatësi i çështjes Kushtrim Shyti.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, në gusht të 2022-ës ka ngritur aktakuzë kundër Xhonatan Isufit, të cilin e ngarkonte me veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, nga data e pacaktuar e deri më 27 qershor 2022, i pandehuri Isufi në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ka mbajtur në pronësi armën e zjarrit pistoletën e tipit “Cervena zastava” me një karikator dhe gjashtë fishekë të kalibirit 7,65 mm.

Foto: Don Xhoni/Instagram

Aktakuza thotë se më datën e lartcekur në restorant “Halimi” në Prishtinë, Policia e Kosovës- Njësia për Reagim të Shpejtë gjatë një kontrolli rutinor, kanë ndaluar të pandehurin Isufi dhe me rastin e legjitimimit dhe kontrollimit të tij, në brez ia kanë gjetur dhe sekuestruar armën e lartcekur.

Me këtë, Isufi akuzohej se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), vepër kjo e dënueshme me gjobë deri në 7 mijë e 500 euro ose me burgim deri në pesë vjet. /Betimi për Drejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori