LAJMI I FUNDIT:

Seanca ndaj Gucatit e Haradinajt në Apel mbahet më 1 e 2 dhjetor

Seanca ndaj Gucatit e Haradinajt në Apel mbahet më 1 e 2 dhjetor

Me 1 dhe 2 dhjetor, paneli i Gjykatës së Apelit brenda Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, do të mbajë seancë në lidhje me rastin “Gucati-Haradinaj”.

Kjo gjykatë do të trajtojë ankesën e avokatëve mbrojtës të dy ish pjesëtarëve të UÇK-së, që ishin edhe në krye të Organizatës së Veteranëve, në kohën kur u arrestuan.


Bazuar në njoftimin e Dhomave të Specializuara, gjykatësit vënë në dukje se, bazuar në rregullore, vendimi mbi apelin kundër aktgjykimit mund të merret tërësisht mbi bazën e parashtrimeve me shkrim.

“Sidoqoftë, ata e gjykojnë të nevojshme seancën për shkak të rrethanave konkrete të kësaj çështjeje, mes të cilave gjatësia dhe kompleksiteti i aktgjykimit”, njoftojnë Dhomat e Specializuara.

Dhomat e Specializuara më 18 maj shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh.

Në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Ata gjenden në paraburgim prej shtatorit të vitit 2020.

Ekipet mbrojtëse të Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit konfirmuan për gazetarët se do të apelojnë aktgjykimin dënues për dy të akuzuarit, shqiptuar më 18 maj nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Gucati dhe Haradinaj u akuzuan nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje si dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Në trend Lajme

Më shumë
Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Lajme
Vrasja në Kryshec të Pejës, dëshmitarët okularë rrëfejnë se si ndodhi ngjarja në lokal pas një telefonate

Vrasja në Kryshec të Pejës, dëshmitarët okularë rrëfejnë se si ndodhi ngjarja në lokal pas një telefonate

Drejtësi
Largohen kunjat në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë

Largohen kunjat në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë

Komunat
Aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc, Lutfiu: Bashkësia ndërkombëtare ta ketë vëmendjen, shqiptarët po diskriminohen në Serbi

Aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc, Lutfiu: Bashkësia ndërkombëtare ta ketë vëmendjen, shqiptarët po diskriminohen në Serbi

Lajme
Rusia i kthen përgjigje Shqipërisë lidhur me sulmin kibernetik nga hakerët iranian

Rusia i kthen përgjigje Shqipërisë lidhur me sulmin kibernetik nga hakerët iranian

Lajme
Vizita e presidentes në NATO, analistët: Pse nuk është ftuar Kurti, por Osmani

Vizita e presidentes në NATO, analistët: Pse nuk është ftuar Kurti, por Osmani

Lajme
Kalo në kategori