LAJMI I FUNDIT:

Komenti që i kushtoi Brosnanit me mosfitimin e rolit të Batmanit

Komenti që i kushtoi Brosnanit me mosfitimin e rolit të Batmanit
(Foto: Instagram/piercebrosnanofficial)

“Batman” mund të dukej shumë ndryshe nëse nuk do të ishte për komentin e shkurtër të Pierce Brosnan – ka rrëfyer aktori në një intervistë të fundit.

Gjatë një paraqitjeje në The Tonight Show, 69-vjeçari tregoi se kishte marrë pjesë në audicion për hitin e Tim Burton të vitit 1989.


“Vendosa ta luaj Batmanin që në kohën kur Tim Burton po e bënte atë. Natyrisht, nuk e mora punën”, i tha aktori irlandez prezantuesit Jimmy Fallon.

“Më kujtohet që i thashë një budallallëk Tim Burtonit, i thashë: ‘Ti e di se nuk do të mund ta kuptoja asnjë mashkull që vesh të brendshme mbi pantallona’. Dhe kështu… më i miri e mori punën”, ka thënë tutje.

Roli përfundimisht asokohe shkoi për Michael Keaton, i cili më vonë e përsëriti në vazhdimin “Batman Returns” në 1992.

Megjithatë, nuk ishte aq keq për Brosnanin, pasi ai mori rolin që ia ndryshoi karrierën, atë të James Bond. Aktori luajti rolin ikonik të agjentit ‘007’ në gjithsej katër filma, nga viti 1995 deri në largimin e tij në vitin 2002.

Aktori është pyetur më herët se kush duhet ta zëvendësojë Daniel Craigun në rolin ikonik, ndërsa përgjigja e tij për revistën GQ ishte se nuk i intereson për këtë gjë, porse i uroi sukses cilitdo që e luan tutje agjentin sekret. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
“Romeo dhe Erjola kanë qenë bashkë”, Heidi me paralajmërim: Nëse dalin ato mesazhe, ju dilni gropë

“Romeo dhe Erjola kanë qenë bashkë”, Heidi me paralajmërim: Nëse dalin ato mesazhe, ju dilni gropë

Magazina
Vëmendjen e mori korseti i ngushtë, por askush nuk i kishte vënë re këpucët pa taka të Kim Kardashian në Met Gala

Vëmendjen e mori korseti i ngushtë, por askush nuk i kishte vënë re këpucët pa taka të Kim Kardashian në Met Gala

Magazina
Roja i sigurisë së Drake plagoset rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rezidencën e tij në Toronto

Roja i sigurisë së Drake plagoset rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rezidencën e tij në Toronto

Magazina
Bianca a je ti? Rita Ora duket e njëjtë sikurse gruaja e Kanye West me paraqitjen në Met Gala 2024

Bianca a je ti? Rita Ora duket e njëjtë sikurse gruaja e Kanye West me paraqitjen në Met Gala 2024

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori