LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Jorginhos pranon takimin me Barcelonën

Agjenti i Jorginhos pranon takimin me Barcelonën

Agjenti i mesfushorit Jorginho këmbëngul se prioriteti i tij është një marrëveshje e re me Chelsean, edhe pse pati një takim me drejtuesit e Barcelonës.

Joao Santos po punon për të zgjidhur të ardhmen e klientit të tij pasi ai është në vitin e fundit të marrëveshjes së tij aktuale në Stamford Bridge.


Megjithatë, Santos u pa në Barcelonë javën e kaluar dhe filluan thashethemet për transferimin e reprezentuesit italian në Camp Nou.

Agjenti i Jorginhos nuk ka mohuar një gjë të tillë dhe ka sugjeruar se janë zhvilluar bisedime me Barçën.

“Unë punoj në futboll, kam qenë në Barcelonë, Madrid dhe Valencia, por edhe në pjesë të tjera si Lyon”, ka thënë fillimisht Santos për TuttoMercatoWeb.

I shtypur nëse ai foli me Barçën për Jorginhon, Santos tha:

“Jam agjenti i Jorginhos, mund të kem folur për të, por edhe për të tjerët…”, shtoi agjenti kur iu bë presion nëse ka folur me Barcelonën.

Por, Santos shtoi se për momentin prioriteti aktual i mesfushorit 30-vjeçar është të fitojë një marrëveshje të re me Chelsea.

“Kontrata jonë skadon në qershor. Një tjetër prioritet për Jorginhon është të bëjë mirë me ekipin kombëtar”, përfundoi agjenti i lojtarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori