LAJMI I FUNDIT:

Khloe Kardashian zbulon se kishte refuzuar propozimin për fejesë nga Tristan Thompsoni në vitin 2020-të

Khloe Kardashian zbulon se kishte refuzuar propozimin për fejesë nga Tristan Thompsoni në vitin 2020-të

Tristan Thompson i kishte propozuar fshehurazi Khloe Kardashian në dhjetor 2020 – por ajo e refuzoi atë.

Zbulimi i këtij veprimi të futbollistit u bë në episodin e së enjtes (29 shtator) në “The Kardashians” kur Kim Kardashian tha se Khloe nuk i kishte treguar askujt në familjen e saj.


“Fakti që ai të propozoi dhe ti nuk na e keni thënë kurrë, dhe unë e pyeta atë muaj më vonë”, i tha Kim-Khloes.

Foto: Getty Images

Themeluesja e “Skims” më pas kujtoi se Tristani tha: “Oh, e bëra muaj më parë. Ajo nuk ju tregoi juve?”.

Doli që basketbollisti 31 vjeç, e bëri pyetjen në dhjetor 2020, por Khloe e refuzoi atë sepse nuk ndihej “krenare” për ofertën e tij.

“Më duhet të sigurohem që kjo është një marrëdhënie krejtësisht e ndryshme sepse dua të jem krenare të them se jam e fejuar me këdo. Dhe kjo është arsyeja pse thashë se nuk jam rehat ta pranoj këtë tani sepse nuk jam e emocionuar t’i tregoj familjes sime”, sqaroi Khloe.

Foto: Getty Images

“Sado e dhimbshme që ndoshta ishte për të të dëgjonte se ishte e vërteta. Unë kurrë nuk do të pranoj diçka dhe do t’i jap dikujt shpresë të rreme”, tha tuje ajo, shkruan PageSix.

Ndërsa Khloe, 38 vjeçe, ishte mjaft e fortë për ta refuzuar sërish të dashurin e saj, Kim tha me shaka se ajo do t’i “duhej t’i thoshte po” një propozimi sepse “thjesht do të ndihej shumë keq”.

Foto: Getty Images

Gjatë gjithë episodit të ri, familja përpiqet të kuptojë se si ta ndihmojë Khloen, e cila ende po vuan nga zbulimi se Thompson jo vetëm që e tradhtoi përsëri, por gjithashtu pati një fëmijë me Maralee Nichols ndërsa e shtynte Khloen të lindte një fëmijë nëpërmjet nënës surrogate.

Të gjitha lajmet nga Khloe Kardashian
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Khloe Kardashian

“Nuk e di nëse jam e fortë. Unë jam thjesht i mpirë ndaj gjithë kësaj, sa mund të durojnë njerëzit?”, shprehet Khloe në një moment.

Edhe pse dyshja nuk ishin më çift pas tradhtisë tjetër të Tristan, Khloe e lejoi atletin të vizitonte të porsalindurin e tyre në spital. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Kalo në kategori